Jungle book

Nje nga filmat me te mire per femije eshte padyshim: libri i xhungles, i vjetri. E keshillueshme per femije te moshes nga 4 vjecare e lart. Filmi gjendet praktikisht ne te gjitha gjuhet, dhe se fundi ne treg eshte hedhur nje variant i rifreskuar i tij. Me poshte shihni nje fragment nga filmi.

Kerkohet nje emer

I shkreti arush polar. I braktisur nga e ema. I lene vetem ne meshire te fatit. I lene ne duart e njerezve. Prinderit e tij te rinj, te species Homos sapiens sapiens, kane qelluar, megjithate, te mire. E mbajne ngrohte. E ushqejne me qumesht (ndoshta lope, ndoshta artificial). E pastrojne. Dhe e shohin tek rritet me zemer te ngrire. Nga frika se mos ngordhe. Sepse, arushet polare jane teper tekanjoze, mbijetojne vetem ne prani te nenes se tyre. Bashke me prinderit e sojit tjeter, vuan edhe gjithe Gjermania. Bashke me te edhe Zvicra dhe Austria. Dje arushi u be gjashte javesh.

Emisionet e lajmeve te zones gjermanofolese, qe me shume se emisione lajmesh jane shnderruar ne emisione infotainment, na mbajne perdite te informuar per fatin e arushit te vogel polar. Dhe na kerkojne ndihme. Per t’i gjetur nje emer.

Arushi i vogel pa emer – ylli i ri mediatik. Dhe me shfaqjen e tij na risolli kujtimin e Knudit, nje tjeter arush polar me fame boterore. Vella race, jo gjaku. Vella fati. Sepse edhe Knudin e vogel te kopshtit zoologjik te Berlinit e ema e la ne meshiren e fatit. E la ne meshiren e ngrohtesise se Homo sapiens sapiens. Dhe njeriu nuk e la ne mes te rruges. Perkundrazi, i dha mundesi te jetoje e te prodhoje leke per njeriun. Arushi Knud hyri ne zemrat dhe mendjet tona, hyri ne konsumin tone. Knudi si pellush, si porcelan, si poster. Knudi ne kopshtin zoologjik. Knudi si personazh i librave. Knudi si personazh mediatik. Perkrah Knudit te gjithe duatebehemedheunenjeyllmediatik: Gjermania kerkon superstarin, Stefan Raab kerkon superstarin qe mund ta tallim, Heidi Klum kerkon supermodelen, Zvicra kerkon alfanjeriun e suksesshem, Austria kerkon milionierin qe di t’u pergjigjet pyetjeve.

Midis gjithe ketyre lajmeve, harrojme lajmin per femijet e Homos sapiens sapiensit qe nenat i lene te braktisur prane dyersh spitalesh apo kishash. Keta femije te braktisur dhe pa emer, ne ndryshim nga femijet e species Ursus maritimus, nuk kane as fytyre. Na kalojne komplet anonime. Dhe sapo shfaqet arushi pa emer, apo Knudi, i harrojme plotesisht. Ah, a nuk kemi plot halle te tjera qe ta prishim gjakun me femijet jetime te njerezve te pandergjegjshem? A thua, duhet ta mbajme mendjen gjithmone tek anet e erreta te jetes njerezore? A thua, nuk kemi gjithe ate stres perdite qe te rrime te helmatosim shpirterat edhe me femijet jetime te komshiut ketu apo atje tutje?

Arushet jane te mire. Sepse nuk jane si ne. Por jane edhe pak si ne. Melodrama e braktisjes se femijes, po … kete e ndjejme edhe ne. Dhe kur e kapim veten gafil me psheretima per fatin e keq te nje arushi ndjejme, ne vend te refleksionit, miresine te na zgjohet, miresine qe na mban te lidhur me fatin e tij. Te arushit pa emer. Sepse arushi akoma nuk ka emer. Nje emer te bukur qe ta beje melodramen perfekte. Dhe … perfitimin financiar maksimal.

Po tani ç’rëndësi ka?

Qamilit më shumë se çdo gjë tjetër i duhej një femër. Ai ishte 45 vjeç. Ishte kthyer nga Italia, mbas 6 vitesh emigrim, 2 prej të cilëve të kaluar në burg. Megjithëse jeta e burgut kish qenë e vështirë dhe drobitëse, Qamili kishte hyrë në burg 155 kg dhe kishte dalë prej tij 168 kg. Lami, shoku i tij në katër vitet e para të emigrimit, thoshte, ndoshta duke bërë shaka, por ndoshta edhe jo, që Qamili kishte në trup të paktën 20 kg mut, duke pasur parasysh masën e tij trupore.
Ata të dy ishin bashkëmoshatarë. Lami ishte shkesi për mbrëmjen e sotme. E dashura e Lamit, që ai pelqente ta thërriste thjesht ‘zjarrmi’, do të sillte me vete për kafe një shoqen e saj.
Kafja do të pihej tek bar ‘Genius’, përballë Ambasadës Amerikane dhe jo shumë larg konviktit ku dy vajzat jetonin, në rrugën e Elbasanit. Lami dhe Qamili kishin ardhur përpara dhe ishin ulur në një vend jo shumë të dukshëm nga hyrja. Vajzat erdhën rreth 10 minuta pas orarit të përcaktuar dhe i gjetën dy ‘donzhuanët’ me fare pak vështirësi. Skenari ishte ky:

Qamili quhej në fakt Paolo dhe ishte një italian që kishte ardhur rishtas në Shqipëri për të hapur një fabrikë këpucësh. Ai kishte qenë punëdhënësi i Lamit për 3 vjet në Itali. Paolo dëshironte pa masë të njihej me një vajzë shqiptare, që të bëhej ‘e preferuara’ e tij.

Vajzat vinin me ide të qarta dhe që larg dukeshin që ishin të rrahura në vaj e në uthull. Nuk kishin kohë për të humbur. Po qe për të humbur kohë, u dilnin e u tepronin bashkëmoshatarët e fakultetit, që ishin që të gjithë bythëgrisur dhe seksualisht të frustruar, por të rinj dhe të uritur. Ato ishin të veshura me rroba të ngushta dhe që të dyja ishin të lyera rëndë me makiazh.

Vajzat u ulën. Biseda qe e zorshme në fillim. Paolo nuk fliste fare. Bisedohej kryesisht midis tre pjestarëve të tjerë të tavolinës. Edhe kjo në fakt, ishte thjesht sa për etiketë, pse aty të gjithë e kishin të qartë se si do të përfundonte mbrëmja. Pas dy xhirosh Jack Daniel’s, biseda nisi të bëhej disi më e shpenguar. Paolo vetëm qeshte e bënte me kokë, duke e lëvizur me vështirësi qafën e shtrënguar nga jaka e një këmishe që e kishte blerë atë paradite me 60% ulje. Këmisha ishte më shumë se 60% e parehatshme.

…e u bë si u bë, Paolo (ose Paoloja, e thënë shqipçe) me Nertilën (kështu quhej shoqja e ‘zjarrmit’ të Lamit) përfunduan tek Alvin. Motel i dëgjuar ky për studentët, që takoheshin korridoreve gjysëm të errta me dëshirën për të qenë të padukshëm dhe një fije krenari (për djemtë), të përzierë me një fije turp (për vajzat).

U zhveshën. Paoloja më prezencën e tij njëqindegjatëdhjetetetë kilëshe dhe Nertila, së cilës tani që ishte nudo, tualeti i dukej si një maskë egjiptiane nga varrezat e faraonëve, krejt jashtë kontekstit.

Nisi aty një përleshje e zjarrtë në të cilën Paoloja dukej i avantazhuar. Dhjamrat e tij tundeshin në errësirën e dhomës duke lëvizur ajrin, që krijonte një fllad të lehtë. Çdo gjë shkonte pa probleme. Kështu mendoi Paoloja të paktën. Dhe i ngushëlluar nga ky mendim zuri kurajë. E ktheu vajzën me shpinë nga ai dhe me një këmbë në tokë e me një në cep të krevatit nisi një betejë personale sa të mundimshme aq edhe shpërblyese. Por gjërat e bukura zgjasin aq sa e kupton që janë të bukura. Paoloja, pesha e të cilit po bëhej tani e ndjeshme mbi krevatin e shumëpërdorur për të njëjtat qëllime për vite e vite, po e rriste frekuencën e goditjeve. Dhe ja, në njërën prej tyre, këmba që ndodhej mbi krevat e shqeu dyshekun, pas tij sustën e krevatit, dhe ra përtokë me një zhurmë të mbytur, por të dhimbshme duket, për Paolon të paktën, që lëshoi një britmë aspak të mbytur: “O të q?fsha tëmën e sëmës o kurvë krevat!”

Megjithatë, dhimbja ishte e pandjeshme në atë moment kënaqësie, ose të paktën jo aq e ndjeshme sa për ta ndërprerë betejën. Por kështu nuk e mendonte Nertila, e cila duke mos u besuar veshëve të saj, ktheu kokën jo pa vështirësi, dhe me një zë krejt të zhgënjyer ia briti: “Uaaaaaa, po ti qeke shqiptar(!?)”

Në këtë çast një rreze drite e goditi mu në ballë Paolon, që vetëm në atë moment u kujtua që quhej Qamil. Pa e prishur terezinë, si dhe pa e ndërprerë lëvizjen e tij harmonike, ia priti ashtu si pa të keq: “Pse ka ndonjë rëndësi tani se ç’jam?”, duke vazhduar, disi më me zell duhet thënë, punën që po bënte para se të ndërpritej nga kurioziteti fare pa vend i vajzës.

Strangeman

Margjinale me pak

Fiqereti punonte si roje nate në një parking pallati në lagjen Ali Demi. Ndërsa gjatë ditës rrinte tek Ushtari i Panjohur me një çantë me pajisje hidraulike. Gruaja e tij, Yllka, vuante nga një depresion i rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia. Prej vitesh tashmë. Vajza e vetme, Linda, jetonte në Amerikë. Kishte gjashtë vite që nuk kthehej në atdhe. Fliste rrallë me prindërit në telefon. Një herë në 3-4 muaj dhe përgjithësisht në periudhën e ndërrimit të viteve, kur njeriu ndihet më i vetmuar kur është i vetmuar.

Fiqereti kishte kohë që ndjente një si mpirje të gjymtyrëve kur zgjohej nga gjumi. Një si gonxhe mu poshtë gurmazit, si dhe një dhimbje koke diku mbrapa syve. Gjithashtu, kishte vënë re se kolla e mëngjesit i qe bërë më e gjatë dhe më e thellë. Sikur e kishte ulur tonalitetin dhe e kishte trashur timbrin. Cigarja ishte një shoqe e pazëvendësueshme e momenteve të qetësimit, që ishin të rralla gjatë ditës, si dhe një roje e pashmangshme e çasteve të ankthit dhe nervozizmit, që gjatë ditës ishin më të shpeshta se ç’duhej. Kishin filluar t’i lëkundeshin edhe nja 2 nga dhëmbët e mbetur në gojë. Para dy ditësh i kishte rënë njëri. Në nofullën e poshtme.

Gjith e më shpesh kishte vështirësi të mëdha të flinte. E gjente veten zgjuar në 5 të mëngjesit duke numëruar makinat e parkuara. Dhe ashtu, në atë numërim monoton, i vinte dhe i ikte ndonjë mendim.

Po sikur të zhdukem. Një gotë ujë me bar miu. Me fund. Ose të hipi në majë të shkallës së pallatit dhe të kërcej nga kati i gjashtë. Po jo se ashtu bëj shumë zhurmë. Qarkullimi para shkallës do të bllokohej gjithë ditën. Fëmijët do të dilnin dhe do të tmerroheshin. Do vinte policia. Zhurmë e madhe në lagje. U hodh, do thonin. E la vajza të vdiste i shkretë, si mjeran. Linda do të kthehej nga Amerika. S’mund t’ia bënte asaj këtë.

Ah, ajo mut kufome. Sikur të mos ngelte kufoma, mendonte, do të qe vetvrarë me kohë. Kufoma e komplikonte punën. Sikur të mos ngelte kufoma ai veç do të zhdukej. Do të bënte si ato shkëndijat që shkëputen nga zjarri dhe fiken nuk dihet kurrë mirë se ku. Askujt nuk do t’i mungonte. Veç mund të bëhej kurioz për të ndonjë nga shoferët që parkonin makinën te sheshi para pallatit. Vendin e tij do ta zinte dikush tjetër brenda javës, ishte i sigurtë. Dhe atëhere nuk do të pyeste më njeri nga humbi e u zhduk Fiqo. As komshinjtë, që në këto vite ishin ndërruar disa herë. Ai kishte hequr dorë së foluri komshinjve dhe ata i ishin përshtatur situatës mjaft shpejt.

Nuk donte të ishte më i detyruar të shihte përtokë kur e shihnin në sy. Nuk donte të ishte i detyruar të shmangte shikimin e Gimit të marketit kur i vinte dita e pagesës së listës së ushqimeve dhe nuk i dilnin paratë. Nuk donte të ishte më i detyruar të shihte banakun te farmacisti, kur ai i thoshte që këtë ilaç nuk e mbulojnë sigurimet. Për këtë duhej të paguante, por ai nuk kishte me se të paguante. Dhe i thoshte farmacistit ta vendoste prapë në raft ilaçin. Kjo i kishte ndodhur dy herë. Herën e dytë farmacisti qe nevrikosur. “Pse më lodh ta marr kur e di se sa bën dhe nuk i ke lekët? A s’ke punë tjetër?” Sa turp i kishte ardhur. S’kishte vajtur më në atë farmaci. Ah, kufoma, mendonte… Kufoma e prish punën.

Një të mërkurë në darkë, duke u kthyer në shtëpi, vërejti që dritat e dhomës së ndenjies, që shihte nga oborri i pallatit, ishin të fikura. Menjëherë e kuptoi që kishte diçka jo normale në këtë fakt. Pallati kishte energji elektrike. Në këtë orë nuk qëllonte kurrë që drita të ishte e fikur. Yllka ishte gjithnjë në shtëpi në atë orë. Gjithnjë me dritën ndezur. Ndjeu gjakun t’i rrihte në tëmtha. Iu duk sikur koka iu nxeh në vend. Shpejtoi hapat për te dera dhe e hapi atë me nxitim. Brenda ishte terr. Ndezi dritën e mesores dhe pa që në dhomën e madhe nuk kishte njeri. Vetëm në atë moment i vajtën sytë nga dhoma e gjumit, që ishte e mbyllur. Për një moment shpresoi që Yllka të ishte duke fjetur. Bëri 2 hapa në drejtim të derës dhe e shtyu. Kur ndezi dritën ngjyra e parë që pa ishte e kuqja. Dhe sa kontrast bënte ajo me të bardhën e mbulesës së krevatit. Dhe pasaj e bardha e pisët e gruas së tij. Ajo rrinte si e ngrirë. Me kokën mënjanë. Duhet të kishte të paktën disa orë që kishte vrarë veten. Fiqereti nuk tha asgjë. As nuk lëvizi për disa çaste. Kokën e kishte krejt bosh. Gati si mumje iu drejtua derës së jashtme. I ra derës së komshinjve dhe i doli Irisi, bija 16-vjeçare e Nikajve. “Të lutem, merr në telefon dikë! Gruaja…ka vdekur.”
Zëri i doli pa asnjë variacion, si metalik, i thatë. Iku pa e parë reagimin e vajzës. U kthye në shtëpi dhe nuk guxoi të kthehej në dhomën e gjumit. Vajti e u ul në divan. E ndjeu sërish kokën plumb, por pa asnjë mendim. Si një kallup i rëndë, por bosh.

Duke qendruar aty, në divan, një mendim i erdhi si nga prapa kokës, si t’ia kishte pëshpëritur dikush në vesh me zë të ulët. Atij s’i kishte pëlqyer kurrë gjaku. E urrente gjakun. Gjaku ishte gjithnjë si një lajmëtar që dihej që sillte lajme të këqija. E kuptoi që i kishte shtrenguar shumë fort nofullat. Shumë fort. Sa s’po i plasnin. E kuptoi këtë dhe i liroi. Por kur hapi nofullën vërejti që i kishte rënë edhe një dhëmb tjetër. I fundit, mendoi. Ky është dhëmbi i fudit që më bie. Dhe siç ishte u ngrit, doli dhe iu drejtua katit të gjashtë.

Strangeman

(b)anale dhe e zezë

Ke kurajon të ngresh edhe pyetje. Kush je ti mor plesht të ngresh pyetje? Lind, ha, pi, dh*t, vdis. Këtë bëj. Dashke të ngresh pyetje. Jeto me dritë fikur, pa bezdisur njeri, në majë të gishtave. As mos guxo të ngresh sytë. Ti nuk je asgjë! Asgjë. Ti nuk je as fjala “asgjë”. Edhe fjala “asgjë” është një gjë. Ti nuk je. Jeta jote vlen sa një gjysmëkile shurrë e një ushtari turk që nuk e mbajti dot dhe e bëri diku në një gëmushë, aty ku sot ngrihet, për shembull, Tetova. Ti je sot sa një shurrë 550 vjeçare. Ti nuk je! Nuk je! Kuptoje këtë dhe do të kuptosh atë që je. Do të çlirohesh krejt. Do të ndihesh mirë. Jeta jote do të ketë kuptim. Do të mund të ngrihesh i lumtur në mëngjes e të lash dhëmbët, duke harruar që e vrave dhe një ditë dhe po përgatitesh të vrasësh edhe një tjetër. Po ty nuk të pëlqen kjo, a?

Epo mirë. Atëhere mbushi mendjen vetes që vlen diçka. Që ti e meriton. Që çdo gjë të është dhënë ty pse ti je Ti. Se të njëjtin fat nuk do ta kishte pasur dikush tjetër në vendin tënd, sepse ai nuk do të ishte Ti. E në fillim ti ia mbush mendjen vetes, nën zë, në kokën tënde, brenda vetes, natën. E pastaj zëri ngrihet, fillon buçet, bëhet i fortë, shurdhues. Ti përsërit të njëjtin mendim me zë të lartë, por mundohesh të ndryshosh ndonjë fjalë aty këtu, po jo ato kryesoret, si “unë”, dhe “jam”. Ato nuk mund të zëvendësohen. Sepse ti je Ti. Për ty nuk ka fjalë zëvendësuese. Dhe fillon e përsërit biseda si çekiç. Kushdo të kalon para nuk është më njeri, por një rast që ti ta godasësh me çekiç. Dhe ti godet. Godet poshtë, lart, para dhe mbrapa, majtas dhe djathtas. Dhe pastaj bëhesh i rëndësishëm. Sepse numrat peshojnë. Po kjo pak do ta ndryshojë gjënë. Nga idiot i heshtur do të bëhesh një idiot i bezdisshëm, po substanca nuk ndryshon.

Është një shprehje që të ka bërë gjithnjë përshtypje: “Në fillim gjithjnë vendosnin gomarin, pastaj vinte kali”.
Dhe ti kurrë nuk ke arritur të kuptosh cili nga këta të dy ti doje të ishe. A doje të ishe gomari apo kali? E në fund të fundit, a doje ti të ishe në atë rresht? A mundeshe ti të mos ishe në atë rresht? A mund të zgjidhje? Se ty kurrë nuk të pëlqyen bisedat nën rrogoz. Idiot! Kurrë nuk arrite të kuptosh se jeta është nën rrogoz. Dhe ti duhej vetëm të zgjidhje a doje të ishe ai që i bënte apo ai që i pësonte prapësitë e të zezat. A doje të ishe i pakënaqur, i palumtur por shkaktar, apo i pakënaqur, i palumtur pësues? Po ti, o idiot, zgjodhe pozicionin më të dhjerë: të jesh pësues i vetëdijshëm. Po kush kujton ti se je, mor idiot?

P.S.
Sa më sipër nuk e kam shkruar për veten, por për atë idiotin që më del në pasqyrë sikur do të më zerë pusi që sa pa hapur mirë sytë. Nuk e di ç’kërkon prej meje ky tip insistues dhe gjithnjë me humor të keq. Dhe i vjen erë edhe goja dhe nga njëri sy është 30% qorr. Monstër hesapi. Madje edhe ky blogu është më shumë i tiji sesa i imi. Ky është idiot fare. Edhe atë copën unë vetëm se e nisa, ky e mbaroi. Nuk më la ta shkruaja unë. Unë kisha në mend të fusja ca lule aty-këtu, ndonjë kafshë që kullot, ndonjë pamje idilike me një fjalë. Po ja që erdhi ky idioti që po thoja dhe ma prishi fare idenë.
Dhe më e keqja është që edhe këtë që po shkruaj tani nuk e di mirë se kush po e shkruan, unë apo idioti…lwkjd jkcehrc 9823z4 iocrh quwerhlujkdf ocoidsfh ierwq0ei9rj cosjfeofc çhe9urt hësighfq98 ur….

Strangeman

Nje dite si gjithe te tjerat…

Ishte nje dite si gjithe te tjerat…Pakez e vrenjtur por pa shi .
– Te pakten me mire keshtu se me ate diellin pensionist qe me lodh koken; – mendoi Fatima.
Kishte nje freski çliruese dhe nje ere bari jeshil e toke neper ajer.Pranvera dukej sikur donte te vinte por ende s’e kishte vendosur ne ishte gati per kete sipermarrje apo jo..
Keshtu mendonte Fatima te pakten , sepse kishte kohe qe moti dukej sikur luante ngriva shkriva dhe nuk po e merrte vesh se ç’behej…
Doli per te pastruar pakez trotuarin perpara shtepise se tyre..E kishte zakon ta bente kete gje , perdite madje dhe dy here ne dite edhe sepse i pelqente se e qetesonte por edhe sepse ne ate rrugice te asaj mehalle te vogel dhe te harruar nga qyteti vete , pastertia dhe mirembajtja e shtepise qe nje nga te paktat gjera qe grate mund te kontrollonin vete, kesisoj ishte e rendesishme per to…Pastaj kush rrinte e degjonte dhe qesendite e trillimet e mburrjet e komshijeve llafazane ,se kush e mbante me mire shtepine…
Sperkati mire trotuarin me uje dhe filloi te veshtronte ujin qe rridhte furishem sa andej kendej…Teksa shihte ate rreke te vogel te sapokrijuar ju kujtua lumi i vogel por ujekulluar i vendlindjes se saj.
Kishte lindur para 42 vitesh ne nje fshat te vogel ne juglindje, ne nje shtepi me 7 femije te tjere , ku perveç nenes dhe te jatit , kishte pasur dhe gjyshen e gjyshin dhe familjen e xhaxhait ..Nje familje e madhe mund te jape pershtypjen e nje vendi te hareshem , por te pakten per Fatimen nuk kishe qene e tille.Qe ne vogeli ishte detyruar ti nenshtrohej rregullave te ashpra te jeteses qe i kishte si dhurate e te lindurit femer.Nuk e kishin lene te shkonte ne shkolle pas fillores sado qe ajo kishte dashur shume te arsimohej duke i thene se pak nga pak po i afrohej koha e fejeses..Ne moshen 14 vjeçare e fejuan me djalin e xhaxhait , pa i dhene askurfare te drejte per te kundershtuar apo folur.
Familja e saj nuk ishte ne gjendje ndaj edhe pas marteses ajo vazhdoi te qendronte bashke me bashkeshortin dhe kusheririn e saj ne te njejten shtepi ku kish lindur.
Fatima nuk qe njeri qe ankohej , ndaj duket se fati “ja morri doren” durimit te saj dhe i dhuroi asaj 3 femije rrjesht vit pas viti secili me sakatlleqet dhe handikapet e tija .Te 3 femijet nuk i rezistuan shume kesaj bote dhe mbyllen syte shume shpejt pa vuajtur shume fatmiresisht.
Asokohe i shoqi kishte gjetur nje pune si punues bakri ne nje lagje te vogel ne Stamboll , ku do te qendronin prane nje te afermi te tyre.Fatima u gezua, se paku do te largohej nga shtepia ku jeta e saj kishte pasur nje nxirrje konstante .
Ishte vetem 18 vjeçe , por dukej si 40.Beli kishte filluar ti kerrusej , fytyren e kishte te nxirre dhe plot quka e rrudha te sapodala, trupi i kishte marre disa deformime nga lindjet e shpeshta, trajtimi i keq dhe stermundimet qe i beheshin.
Por Fatima nuk ankohej, ishte e kenaqur sepse do te shkonte ne Stamboll ne qytetin e madh , ne token qe shume vendas te tyre e pershkruanin si te arte per te gjitha mundesite e mira te jetes qe te premtonte.Ndjente shkelmat e femijes se saj ne bark dhe lumturohej kur mendonte se do te kishte mundesine ti dhuronte “asaj ” nje jete me te mire , nje jete me premtuese.

Nuk e dinte ne ishte vajze apo djale , por asaj i thoshte zemra se do qe “vajze”…

Nje gje qe u vertetua , pas disa muajsh te ardhjes se tyre ne Stamboll.

Fatima u deshperua kur pa se dhe ne shtepine e saj te re , nuk kishte asnje ndryshim ne jeten e saj.Serish jetonin 15 veta ne nje shtepi te vjeter 2 kateshe dhe asgje nga e perditshmja e saj e perbere nga : druri i te shoqit , goditjet ne koke dhe mesymjet e te gjithe njerezve te tjere te shtepise ne te ashtuquajturen jeten e saj nuk ndryshoi..

Por kete here ajo kishte diçka te bukur , te shenjte , te delire , nje engjell prane vetes , te bijen Dilaren , nje vogelushe syzeze e e buze trendafil , me kica te vegjel te bardhe si bora..Ajo e kishte gjetur diellin e saj tashme , ndaj nuk kishte me ftohte..

E mbronte te bijen me fanatizem , ndaj te gjitheve .E bija ishte si te thuash pasqyrimi i tere shpresave, pritjeve , fantazive te saj me te mira per jeten ndaj ishte shume e rendesishme per te te ishte sa me e mbrojtur dhe e paprekur, e patrazuar.

– Sepse se paku ,endrrat jane te lira ne kete mynxyre jete dhe si te tilla duhet te jene te paprekura, te pabezdisura,- mendonte ajo me pathos.

Dilara u be nje vogelushe shume e lezetshme , bukuroshe dhe mendjekthjellet , nje nxenese e shkelqyer .. Nuk kishte krenari me te madhe per Fatimen , nuk kishte gaz me te madh per te , sesa te shihte te bijen , kete femije kaq te mire e te mbare , te plotesonte kaq mrekullisht te tera aspiratat e saj per jeten, te tera pritjet e saj , te tera shpresat e thyera aq pameshirshem nga te gjithe njerezit perreth.

Por nuk qe e thene , te vazhdonte shume gjate.I jati e hoqi Dilaren nga shkolla menjehere pas fillores , po ashtu si dikur kishte vepruar i jati i Fatimes me te ..Fatima ndjeu ti thyej e tere qenia ne copa , ndjeu nje deshire dhe force te papermbajtur per te helmuar dhe me pas djegur shtepine me gjithe njerezit ne te..Do ti djeg , keta minj , keta zvarranike ,- thoshte- nuk do jua lejoj kete kenaqesi…

Por Dilara doli me e forte dhe e zgjuar seç e priste e jema dhe me ndihmen e Fatimes vete filloi te mesonte fshehurazi dhe kesisoj mbaroi shkollen tetevjeçare dhe te mesme me ndihmen e shoqeve dhe mesuesve gjithashtu me korrespondence.Te pakten per kete gezohej qe kishin ardhur ne Stamboll , Fatima sepse ne fshatin e tyre as qe behej fjale per mundesi te tilla.

Nje dite te bukur degjoi Dilaren teksa fliste plot me perdellim per universitet e mrekullueshme angleze dhe te ardhmen e shkelqyer qe ato shkolla pregatisnin per nxenesit e tyre.Vetem se keto ishin vetem endrra sepse ishin shume te shtrenjta keto shkolla.

Fatimes i ishin rrembushur syte plot teksa kishte pare vrullin dhe gezimin e te bijes te ndalonte aq kobshem..Sa te dobet dhe te kote e kishte ndjere veten ato momente.

Dilara donte te behej doktoreshe ose psikologe mbase dhe shkrimtare.Donte ne nje fare menyre te kuronte shpirtin e vdekur dhe te fikur te te jemes dhe te vetin gjithashtu.

Por kembanat e rrezikut kishin filluar te binim shume me force madje per Dilaren.I ishte gjetur dhe asaj me ne fund kismeti , fort i mire madje , te pakten ashtu thoshte i jati.

Nje burre i ve , 45 vjeç , kishte dhe 3 femije , por ani sepse ishte shume i pasur dhe jetonte ne mes te Berlinit.Ku te gjente rast me te mire se ky e bija??

Fatima ndjeu ti dridheshin kellqet, ti erreshin syte dhe ti rrihte zemra sikur do ja shqyente kraharorin..Dilara e saj bukuroshe dhe eremire, e brishte dhe e zgjuar ,vogelushja e saj e embel 18 vjeçare ti shkonte symbyllur ketij plakushi robine me kembet e saja???

Kjo nuk qe e mundur , nuk do te ndodhte kjo gje.Po çfare mund te bente valle , çfare zgjidhje mund ti jepte ketij çasti te tmerrshem mes gjithe paforces dhe pamundesive te saj??

Si ne enderr ju kujtua nje thashethem qe endej prej ditesh neper lagje per femijen e nje burri fort te pasur , qe kishte vite qe lengonte ne makinen e dijalizes .I jati kishte premtuar nje shume te majmur per donorin e veshkes se te birit.Syte i ndriçuan plot marrezi dhe doli si e shperfytyruar ne rruge , duke harruar te vishte dhe pallton .Frynte nje ere e akullt, por asaj aq i bente , ajo vraponte e vraponte pa marre fryme.Arriti ne spital dhe me nje fryme shkoi drejt dhomes se te semurit.Aty pa te jemen e te semurit dhe i tha se ishte gati te dhuronte veshken e saj per te birin .Gruas perballe in ndriçuan syte plot gezim dhe sakaq lajmeruan doktorin.Pas disa analizave doli se Fatima qe donore e mundshme per te semurin.

Fatima u tregua e gatshme per t’ju nenshtuar operacionit ,dhe vuri si te vetmin kusht marrjen e pageses perballe noterit perpara operacionit.

Sa per ata te familjes , genjeu ata se do te shkonte per vizite tek disa te afermit e saj per disa ore.

Operacioni kaloi mire , vuajti goxha kur po i dilte narkoza dhe kishte mjaft dhimbje , por nuk u ankua fare dhe madje dukej mjaft e lumtur.Sipas doktorit duhet te rrinte ne spital dhe dy dite te tjera , por ajo nga darka , u largua fshehurazi nga spitali.Edhe aq majde dhe pati frike se mos zhdepej ne shtepi per vonesen.

Ne darke e morri te bijen ne dhome, e futi ne kraharorin e saj dhe ja shpupurisi floket plot hare.Pastaj pasi i beri shenje me dore te mos nxirrte asnje ze ,nxorri nga kraharori nje tufe me leke dhe ja zgjati te bijes.Ja mbylli gojen se bijes se shashtisur , duke i thene te mos e pyeste se nga i kishte gjetur leket, por te arratisej sa me shpejt te qe e mundur nga shtepia dhe se shpresonte se me keto leke mbase nuk do te shkonte dot tek ato shkollat qe donte aq shume te shkonte por se paku do ta kishte te mundur te largohej jashteshtetit dhe te fillonte nje jete te veten aty.Teksa fliste keshtu syte ju mbushen plot me lot , por njekohesisht qeshte plot gjalleri.

E bija u largua pas nje jave.Ne shtepi ra zia dhe e bija si e larguar nga shtepia u quajt si ” e vdekur” dhe e fshire nga defteri per familjen , si nje femije i keq, i pabindur dhe “faqja e zeze” qe kishte tronditur nje here e pergjithnje si nderin ashtu dhe “xhepin ” e familjes duke kundershtuar dhe fatin ” e arte” berlinas , qe i jati i kishte zgjedhur .

Fatima qante pa pushim , por sa here ishte vetem nje buzeqeshje e hidhur , sa edhe triumfante i pershkonte fytyren..Se paku , vogelushen e saj e kishte shpetuar , i kishte dhuruar nje jete tjeter.Mbase nuk do ta shihte ate me kurre , por se paku e dinte se vajza e saj e zgjuar do te behej e zonja e jetes se saj dhe vendimeve te saj, po aq sa dhe e endrrave te saj.

Keto po mendonte Fatima teksa po fshinte trotuarin perpara shtepise.

Qe pasdreke dhe gjindja flinte..I shoqi ende nuk kish ardhur..

Ishte mbase nje dite si gjite te tjerat , por ama shume me e mire se sa shume te tjera sepse Fatima e ndjente tashme prej kohesh se kishte triumfuar te pamunduren , se paku per shpresen e saj te vetme te mbetur ne jete, te bijen…

Kjo e beri dhe nje here te vinte buzen ne gaz dhe ti jepte nje vrull qe e shprehu duke i meshuar fsheses plot me force.Me pas , me po ate hov u fut brenda.

I duhej te shpejtonte , po vinte mbremja dhe kishte ende shume pune per te bere…

Eni Turkeshi

Gregori dhe une

Qe nje dite e gjate pune. E lodhshme. Pa te reja. Pa te veçanta. Shkurt monotone dhe e merzitshme. Nga ato ditet kur jo vetem qe nuk meson apo mer diçka te re, por jep shume fare nga vetja dhe energjia jote. Kjo me ben ta pres me symbyllur vajtjen ne shtepi. Te mos duroj dot sa te futem brenda, sa te mbyllem dhe te çliroj tere bezidite e grumbulluara gjate dites.

Mua me pelqen qendrimi ne shtepi. E dua shtepizen time. E dua ate boten e vogel, te krijuar nga vetvetja. Mund te duket pak si egocentrike, por ja qe keshtu e perceptoj. Me ne fund arrij. Ndjej nje ndjesi lehtesimi. Mire a keq, dhe kjo dite mbaroi, tani eshte koha per qetesim, per kthim ne boten time.

Plandosem mbi divan. E para gje qe bej sa here jam e lodhur. Mbyll syte fort sikur te dua te zhytem ne erresire sublime per disa momente. Kjo me jep pershtypjen e largimit nga shume gjera bezdisese. Çel syte perseri… Ndjej nje lloj lehtesimi inert qe me endet neper tru. Filloj te gjezdis syte neper dhome, ashtu kot, lirshem … pa menduar per asgje… Thjesht i kullos.

 

Dhe ja papritmas ndeshem me ate qe do t’me rrembeje qetesine, ngeshmerine dhe rehatllekun aq mundimshem krijuar. Qendron ne mur. Eshte i vogel fare. Por sa i hajthem, aq edhe i shpejte. Nje mini ndryshim i ajrit e ben ate te levize me nje shpejtesi te rrufeshme dhe jo me nje levizje e imja. Eshte dhe diplomat i madh. Po nuk levizi gje, as ai nuk leviz, rri si i ngordhur, si i padukshem aty ku eshte. Provoj te fik driten. E rindez pas pak kur ç’te shoh… ai ka mare tere ate udhe nderkohe.

Eh, – them me vete, – qerrata do te ma hedhesh mua ti?

 

Ne fakt kur e mendoj thelle, thelle e kuptoj se ai ma merr ne kthese. Eshte i shpejte sa vete dreqi, finok, i ndjeshem ne maksimum dhe rreshqet pa teklif kudo, nderkohe qe forca ime e gravitetit me shtrengon idhtas fort ne toke. Vendos ti afrohem dhe ta godas. Perpjekje qesharake kjo, duke i pasur parasysh vetite e tij. Atehere, ç’bej? Vendos ta injoroj. Te bej sikur nuk eshte, nuk egziston fare.

Jam e lodhur, – them, – me duhet te shtrihem. E çe pastaj se ai kaloi mu afer murit prane shtratit tim? Por nuk mundem, nuk ja arrij dot. Mendja me rri tek trupi i tij i zhdervjellet. Nuk me pelqejne gjerat qe rreshkasin dhe zhduken shpejt. Ka diçka mistrece ne to. Ka diçka siperfaqesore. Me ngjallin siklet.

 

E shoh se eshte e pamundur te mos mendoj per te. Por e shoh se dhe po me shterrojne fuqite. Ndaj vendos ta pranoj si fakt, si qenie dhe ta pervetesoj kete ide. Madje mundohem te familjarizohem me te, ta shoh si dike te njohur. E quaj Gregor… Po de Gregor, se qe i paftuar, i padeshiruar tek une. Sepse mbase me kujton shume te paftuar qe rreshkasin paturpshem, paskrupuj ne jeten time. Ashtu pa karar dhe pa lajmerime … serbes fare.

 

 

Gregor, more djale, – them, – sado i padeshiruar dhe i paftuar qe je … si mysafir qe je ne shtepine time, nuk po te zboj. Por me me duhet te te them diçka, dhe mbaje vath ne vesh, degjove? Kur te mos jem une ketu je i lejuar te merresh me çdo gje. POR… Nuk dua te shoh nje grimce tenden kur te jem ketu. Kjo eshte shtepia ime… ndaj lipsu ku te duash merr vesh… nuk me intereson fare se nga do katranosesh…

 

Nuk pipetin asgje, asgjekundi nuk ndjej levizje dhe ferfellima te neveritshme gjymtyresh reptile. Kuptoj. Ky maskara, po me luan te zgjuarin, te kapshmin. Ashtu, fshehurazi… Me terezi. Ashtu si tere tinzaret qe me kane rrethuar… me ngerdheshje te padegjueshme, duke me futur mua ne siklet per çapaçullleqet e veta. Terbohem… Vendos te luaj dhe une me armen e tij. Te luaj ate budallain e riperterire. Dhe e bej.

Se pari fik driten. Pres. Pothuajse nuk marr fryme, por e shtrengoj fort pantoflen ne dore. Dhe ja pas pak me behet sikur ndjej disa zvarritje te squllura mbi mur. Lekura me shnderrohet ne nje gardh puçkurrizash, por nuk bezaj fare. Jam kthyer e tera ne nje det perceptoresh. Ne nje oqean nervash te dallgezuara. Me ne fund e ndjej fare prane. Zhvendoset shkujdesshem, i sigurte qe nuk ka asgje qe po e ndjen. Dhe i kushton shume rende ky shkujdes! Sa perjetesia vete!

 

Nervat i kam ende te tendosura paq… Por mundem te buzeqesh. Madje te zgerdhihem. Mendoj me vete se perhere harrohet nje detaj, lihet gjithnje nje dere e hapur ndaj gabimeve, krijohet perehere nje lemsh kur thurren gjerat kot me kot. Mpleksen pameshirshem gjerat kur duket sikur krijohen me plane te urta, por vesvese. Ndaj eshte me mire te mos i besh keto, mendoj, te mos luash politikanin, te mos brumosesh kurthe, se paku jo kaq rendomshem. Me mire eshte te jesh trim dhe pakez budalla, pakez i paduruar them. Me e shendetshme me duket.

 

Ndjej batanijen te me rendoje kendshem mbi trup, te me trullose embelsisht drejt gjumit. Eshte nje nate e zeze sterre, pa asnje yll. Erresire sublime. Perfekte per tu perhumbur ne prehjen e shumepritur.

 

Eni