Mbi Omertan në dashuri

(Copëza të një rrëfimi… dhe një letre)

Është e sigurtë, që në dashuri, ekziston, një kod i pashkruar, por i vënë në jetë me kujdes nga dikush, para se ne të lindnim. Nuk e di pse më lindën këto mendime, por dua të them që kodi duhet të jetë i ngjashëm me Omertan siciliane. Omerta. Heshtja para shenjave, kuptimi me sy, i asaj që do dhe duhet e anasjelltas.
E pra tani e di, me duhet të vuaj, sepse shkela omertan, fola apo ndoshta prita gjatë para se të flisja. E që atëherë kur s’munda të hesht, e di jam i dënuar të vuaj, e të ndjehem keq. Nuk më ke faj…
Gjithçka e bëra duke e ditur mirë, që mes nesh ishte kodi, por u tregova i çmendur. Dhe tani mua më takon të ndreq, atë që shkoi për dreq, ndërsa vetë sërish i përhumbur, ndjehem bosh, pasi kurrë nuk i kuptova shenjat e tua. Omertan tënde prej shikimesh plot dritë, ani më keq ndoshta i keqkuptova shtrëngimet e gjata të duarve…
Sidoqoftë ndërsa pres dënimin, dua të ndjehem i lirë… të të dua, të të përqafoj. Por sigurisht nuk mundem të bëj asnjërën nga këto. Atëherë dëgjoj muzikë melankolike, pi T’i sigurisht nuk mund ta vësh re, as t’i ndoshta se ke kuptuar omertan time….
Si ke kuptuar shenjat e përgjërimit, momentet e zjarrit, humbamendjen, mërzinë. Madje nuk di as nëse, do të vinte keq për mua, e megjithatë dije nuk lyp mëshirë. Jam i lypës, por ndërsa jam përgjunjur në kryqëzimin tënd të lyp dashuri. Ndoshta po kërkoj shumë. Ndoshta…
E di prej kohësh kisha menduar t’u kthehesha vargjeve dhe s’mundja. E tani sërish përpiqem të shkruaj ndryshe, e gjithçka vërtitet rreth teje, ndërsa t’i hesht e unë të vështirë e kam të përkthej kodin tënd të heshtjes. Të vështirë e kam të jetoj, pa e ditur, pa e përkthyer shikimin dhe shenjat e tua.
Të dua. Ti hesht.
Askush s’përgjigjet. Përtej meje heshtje. Ftohtësi.

Unë vetëm dua të kuptoj se me ç’zjarr ma ke ndezur shpirtin që unë vdes vetëm të të dëgjoj te flasësh, vetëm të të shikoj të qeshësh. Ç’kriptografi ke zgjedhur për shenjat e tua, e më ke bërë të çmendem pas teje. Më ke bërë të të ndjek nga pas, të humbas në interpretim simbolesh, e gjithmonë të dyshoj se transkripti im është shumë i dobët.
Përtej, shikim i ftohtë e unë dridhem jo nga i ftohti nga heshtja tash kam frikë.
Mos më ler në ankth, thyema zemrën. Shpirtin prej kohësh jam kam falur djallit, andaj mos prit që të pendohem. E di dhe nëse shkoj në ferr dhe vuaj, sërish do jetë më mirë, se sa mbi tokë. Këtu ku jam me ty dhe pa ty. I pashpresë jam, jo për fajin tënd, as për timin, ndoshta ngaqë mbiqenia më dha frymë që të çmendesha pas teje. E pra të dua…

Krasta Krau

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: