Margjinale me pak

Fiqereti punonte si roje nate në një parking pallati në lagjen Ali Demi. Ndërsa gjatë ditës rrinte tek Ushtari i Panjohur me një çantë me pajisje hidraulike. Gruaja e tij, Yllka, vuante nga një depresion i rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia. Prej vitesh tashmë. Vajza e vetme, Linda, jetonte në Amerikë. Kishte gjashtë vite që nuk kthehej në atdhe. Fliste rrallë me prindërit në telefon. Një herë në 3-4 muaj dhe përgjithësisht në periudhën e ndërrimit të viteve, kur njeriu ndihet më i vetmuar kur është i vetmuar.

Fiqereti kishte kohë që ndjente një si mpirje të gjymtyrëve kur zgjohej nga gjumi. Një si gonxhe mu poshtë gurmazit, si dhe një dhimbje koke diku mbrapa syve. Gjithashtu, kishte vënë re se kolla e mëngjesit i qe bërë më e gjatë dhe më e thellë. Sikur e kishte ulur tonalitetin dhe e kishte trashur timbrin. Cigarja ishte një shoqe e pazëvendësueshme e momenteve të qetësimit, që ishin të rralla gjatë ditës, si dhe një roje e pashmangshme e çasteve të ankthit dhe nervozizmit, që gjatë ditës ishin më të shpeshta se ç’duhej. Kishin filluar t’i lëkundeshin edhe nja 2 nga dhëmbët e mbetur në gojë. Para dy ditësh i kishte rënë njëri. Në nofullën e poshtme.

Gjith e më shpesh kishte vështirësi të mëdha të flinte. E gjente veten zgjuar në 5 të mëngjesit duke numëruar makinat e parkuara. Dhe ashtu, në atë numërim monoton, i vinte dhe i ikte ndonjë mendim.

Po sikur të zhdukem. Një gotë ujë me bar miu. Me fund. Ose të hipi në majë të shkallës së pallatit dhe të kërcej nga kati i gjashtë. Po jo se ashtu bëj shumë zhurmë. Qarkullimi para shkallës do të bllokohej gjithë ditën. Fëmijët do të dilnin dhe do të tmerroheshin. Do vinte policia. Zhurmë e madhe në lagje. U hodh, do thonin. E la vajza të vdiste i shkretë, si mjeran. Linda do të kthehej nga Amerika. S’mund t’ia bënte asaj këtë.

Ah, ajo mut kufome. Sikur të mos ngelte kufoma, mendonte, do të qe vetvrarë me kohë. Kufoma e komplikonte punën. Sikur të mos ngelte kufoma ai veç do të zhdukej. Do të bënte si ato shkëndijat që shkëputen nga zjarri dhe fiken nuk dihet kurrë mirë se ku. Askujt nuk do t’i mungonte. Veç mund të bëhej kurioz për të ndonjë nga shoferët që parkonin makinën te sheshi para pallatit. Vendin e tij do ta zinte dikush tjetër brenda javës, ishte i sigurtë. Dhe atëhere nuk do të pyeste më njeri nga humbi e u zhduk Fiqo. As komshinjtë, që në këto vite ishin ndërruar disa herë. Ai kishte hequr dorë së foluri komshinjve dhe ata i ishin përshtatur situatës mjaft shpejt.

Nuk donte të ishte më i detyruar të shihte përtokë kur e shihnin në sy. Nuk donte të ishte i detyruar të shmangte shikimin e Gimit të marketit kur i vinte dita e pagesës së listës së ushqimeve dhe nuk i dilnin paratë. Nuk donte të ishte më i detyruar të shihte banakun te farmacisti, kur ai i thoshte që këtë ilaç nuk e mbulojnë sigurimet. Për këtë duhej të paguante, por ai nuk kishte me se të paguante. Dhe i thoshte farmacistit ta vendoste prapë në raft ilaçin. Kjo i kishte ndodhur dy herë. Herën e dytë farmacisti qe nevrikosur. “Pse më lodh ta marr kur e di se sa bën dhe nuk i ke lekët? A s’ke punë tjetër?” Sa turp i kishte ardhur. S’kishte vajtur më në atë farmaci. Ah, kufoma, mendonte… Kufoma e prish punën.

Një të mërkurë në darkë, duke u kthyer në shtëpi, vërejti që dritat e dhomës së ndenjies, që shihte nga oborri i pallatit, ishin të fikura. Menjëherë e kuptoi që kishte diçka jo normale në këtë fakt. Pallati kishte energji elektrike. Në këtë orë nuk qëllonte kurrë që drita të ishte e fikur. Yllka ishte gjithnjë në shtëpi në atë orë. Gjithnjë me dritën ndezur. Ndjeu gjakun t’i rrihte në tëmtha. Iu duk sikur koka iu nxeh në vend. Shpejtoi hapat për te dera dhe e hapi atë me nxitim. Brenda ishte terr. Ndezi dritën e mesores dhe pa që në dhomën e madhe nuk kishte njeri. Vetëm në atë moment i vajtën sytë nga dhoma e gjumit, që ishte e mbyllur. Për një moment shpresoi që Yllka të ishte duke fjetur. Bëri 2 hapa në drejtim të derës dhe e shtyu. Kur ndezi dritën ngjyra e parë që pa ishte e kuqja. Dhe sa kontrast bënte ajo me të bardhën e mbulesës së krevatit. Dhe pasaj e bardha e pisët e gruas së tij. Ajo rrinte si e ngrirë. Me kokën mënjanë. Duhet të kishte të paktën disa orë që kishte vrarë veten. Fiqereti nuk tha asgjë. As nuk lëvizi për disa çaste. Kokën e kishte krejt bosh. Gati si mumje iu drejtua derës së jashtme. I ra derës së komshinjve dhe i doli Irisi, bija 16-vjeçare e Nikajve. “Të lutem, merr në telefon dikë! Gruaja…ka vdekur.”
Zëri i doli pa asnjë variacion, si metalik, i thatë. Iku pa e parë reagimin e vajzës. U kthye në shtëpi dhe nuk guxoi të kthehej në dhomën e gjumit. Vajti e u ul në divan. E ndjeu sërish kokën plumb, por pa asnjë mendim. Si një kallup i rëndë, por bosh.

Duke qendruar aty, në divan, një mendim i erdhi si nga prapa kokës, si t’ia kishte pëshpëritur dikush në vesh me zë të ulët. Atij s’i kishte pëlqyer kurrë gjaku. E urrente gjakun. Gjaku ishte gjithnjë si një lajmëtar që dihej që sillte lajme të këqija. E kuptoi që i kishte shtrenguar shumë fort nofullat. Shumë fort. Sa s’po i plasnin. E kuptoi këtë dhe i liroi. Por kur hapi nofullën vërejti që i kishte rënë edhe një dhëmb tjetër. I fundit, mendoi. Ky është dhëmbi i fudit që më bie. Dhe siç ishte u ngrit, doli dhe iu drejtua katit të gjashtë.

Strangeman

Nje dite si gjithe te tjerat…

Ishte nje dite si gjithe te tjerat…Pakez e vrenjtur por pa shi .
– Te pakten me mire keshtu se me ate diellin pensionist qe me lodh koken; – mendoi Fatima.
Kishte nje freski çliruese dhe nje ere bari jeshil e toke neper ajer.Pranvera dukej sikur donte te vinte por ende s’e kishte vendosur ne ishte gati per kete sipermarrje apo jo..
Keshtu mendonte Fatima te pakten , sepse kishte kohe qe moti dukej sikur luante ngriva shkriva dhe nuk po e merrte vesh se ç’behej…
Doli per te pastruar pakez trotuarin perpara shtepise se tyre..E kishte zakon ta bente kete gje , perdite madje dhe dy here ne dite edhe sepse i pelqente se e qetesonte por edhe sepse ne ate rrugice te asaj mehalle te vogel dhe te harruar nga qyteti vete , pastertia dhe mirembajtja e shtepise qe nje nga te paktat gjera qe grate mund te kontrollonin vete, kesisoj ishte e rendesishme per to…Pastaj kush rrinte e degjonte dhe qesendite e trillimet e mburrjet e komshijeve llafazane ,se kush e mbante me mire shtepine…
Sperkati mire trotuarin me uje dhe filloi te veshtronte ujin qe rridhte furishem sa andej kendej…Teksa shihte ate rreke te vogel te sapokrijuar ju kujtua lumi i vogel por ujekulluar i vendlindjes se saj.
Kishte lindur para 42 vitesh ne nje fshat te vogel ne juglindje, ne nje shtepi me 7 femije te tjere , ku perveç nenes dhe te jatit , kishte pasur dhe gjyshen e gjyshin dhe familjen e xhaxhait ..Nje familje e madhe mund te jape pershtypjen e nje vendi te hareshem , por te pakten per Fatimen nuk kishe qene e tille.Qe ne vogeli ishte detyruar ti nenshtrohej rregullave te ashpra te jeteses qe i kishte si dhurate e te lindurit femer.Nuk e kishin lene te shkonte ne shkolle pas fillores sado qe ajo kishte dashur shume te arsimohej duke i thene se pak nga pak po i afrohej koha e fejeses..Ne moshen 14 vjeçare e fejuan me djalin e xhaxhait , pa i dhene askurfare te drejte per te kundershtuar apo folur.
Familja e saj nuk ishte ne gjendje ndaj edhe pas marteses ajo vazhdoi te qendronte bashke me bashkeshortin dhe kusheririn e saj ne te njejten shtepi ku kish lindur.
Fatima nuk qe njeri qe ankohej , ndaj duket se fati “ja morri doren” durimit te saj dhe i dhuroi asaj 3 femije rrjesht vit pas viti secili me sakatlleqet dhe handikapet e tija .Te 3 femijet nuk i rezistuan shume kesaj bote dhe mbyllen syte shume shpejt pa vuajtur shume fatmiresisht.
Asokohe i shoqi kishte gjetur nje pune si punues bakri ne nje lagje te vogel ne Stamboll , ku do te qendronin prane nje te afermi te tyre.Fatima u gezua, se paku do te largohej nga shtepia ku jeta e saj kishte pasur nje nxirrje konstante .
Ishte vetem 18 vjeçe , por dukej si 40.Beli kishte filluar ti kerrusej , fytyren e kishte te nxirre dhe plot quka e rrudha te sapodala, trupi i kishte marre disa deformime nga lindjet e shpeshta, trajtimi i keq dhe stermundimet qe i beheshin.
Por Fatima nuk ankohej, ishte e kenaqur sepse do te shkonte ne Stamboll ne qytetin e madh , ne token qe shume vendas te tyre e pershkruanin si te arte per te gjitha mundesite e mira te jetes qe te premtonte.Ndjente shkelmat e femijes se saj ne bark dhe lumturohej kur mendonte se do te kishte mundesine ti dhuronte “asaj ” nje jete me te mire , nje jete me premtuese.

Nuk e dinte ne ishte vajze apo djale , por asaj i thoshte zemra se do qe “vajze”…

Nje gje qe u vertetua , pas disa muajsh te ardhjes se tyre ne Stamboll.

Fatima u deshperua kur pa se dhe ne shtepine e saj te re , nuk kishte asnje ndryshim ne jeten e saj.Serish jetonin 15 veta ne nje shtepi te vjeter 2 kateshe dhe asgje nga e perditshmja e saj e perbere nga : druri i te shoqit , goditjet ne koke dhe mesymjet e te gjithe njerezve te tjere te shtepise ne te ashtuquajturen jeten e saj nuk ndryshoi..

Por kete here ajo kishte diçka te bukur , te shenjte , te delire , nje engjell prane vetes , te bijen Dilaren , nje vogelushe syzeze e e buze trendafil , me kica te vegjel te bardhe si bora..Ajo e kishte gjetur diellin e saj tashme , ndaj nuk kishte me ftohte..

E mbronte te bijen me fanatizem , ndaj te gjitheve .E bija ishte si te thuash pasqyrimi i tere shpresave, pritjeve , fantazive te saj me te mira per jeten ndaj ishte shume e rendesishme per te te ishte sa me e mbrojtur dhe e paprekur, e patrazuar.

– Sepse se paku ,endrrat jane te lira ne kete mynxyre jete dhe si te tilla duhet te jene te paprekura, te pabezdisura,- mendonte ajo me pathos.

Dilara u be nje vogelushe shume e lezetshme , bukuroshe dhe mendjekthjellet , nje nxenese e shkelqyer .. Nuk kishte krenari me te madhe per Fatimen , nuk kishte gaz me te madh per te , sesa te shihte te bijen , kete femije kaq te mire e te mbare , te plotesonte kaq mrekullisht te tera aspiratat e saj per jeten, te tera pritjet e saj , te tera shpresat e thyera aq pameshirshem nga te gjithe njerezit perreth.

Por nuk qe e thene , te vazhdonte shume gjate.I jati e hoqi Dilaren nga shkolla menjehere pas fillores , po ashtu si dikur kishte vepruar i jati i Fatimes me te ..Fatima ndjeu ti thyej e tere qenia ne copa , ndjeu nje deshire dhe force te papermbajtur per te helmuar dhe me pas djegur shtepine me gjithe njerezit ne te..Do ti djeg , keta minj , keta zvarranike ,- thoshte- nuk do jua lejoj kete kenaqesi…

Por Dilara doli me e forte dhe e zgjuar seç e priste e jema dhe me ndihmen e Fatimes vete filloi te mesonte fshehurazi dhe kesisoj mbaroi shkollen tetevjeçare dhe te mesme me ndihmen e shoqeve dhe mesuesve gjithashtu me korrespondence.Te pakten per kete gezohej qe kishin ardhur ne Stamboll , Fatima sepse ne fshatin e tyre as qe behej fjale per mundesi te tilla.

Nje dite te bukur degjoi Dilaren teksa fliste plot me perdellim per universitet e mrekullueshme angleze dhe te ardhmen e shkelqyer qe ato shkolla pregatisnin per nxenesit e tyre.Vetem se keto ishin vetem endrra sepse ishin shume te shtrenjta keto shkolla.

Fatimes i ishin rrembushur syte plot teksa kishte pare vrullin dhe gezimin e te bijes te ndalonte aq kobshem..Sa te dobet dhe te kote e kishte ndjere veten ato momente.

Dilara donte te behej doktoreshe ose psikologe mbase dhe shkrimtare.Donte ne nje fare menyre te kuronte shpirtin e vdekur dhe te fikur te te jemes dhe te vetin gjithashtu.

Por kembanat e rrezikut kishin filluar te binim shume me force madje per Dilaren.I ishte gjetur dhe asaj me ne fund kismeti , fort i mire madje , te pakten ashtu thoshte i jati.

Nje burre i ve , 45 vjeç , kishte dhe 3 femije , por ani sepse ishte shume i pasur dhe jetonte ne mes te Berlinit.Ku te gjente rast me te mire se ky e bija??

Fatima ndjeu ti dridheshin kellqet, ti erreshin syte dhe ti rrihte zemra sikur do ja shqyente kraharorin..Dilara e saj bukuroshe dhe eremire, e brishte dhe e zgjuar ,vogelushja e saj e embel 18 vjeçare ti shkonte symbyllur ketij plakushi robine me kembet e saja???

Kjo nuk qe e mundur , nuk do te ndodhte kjo gje.Po çfare mund te bente valle , çfare zgjidhje mund ti jepte ketij çasti te tmerrshem mes gjithe paforces dhe pamundesive te saj??

Si ne enderr ju kujtua nje thashethem qe endej prej ditesh neper lagje per femijen e nje burri fort te pasur , qe kishte vite qe lengonte ne makinen e dijalizes .I jati kishte premtuar nje shume te majmur per donorin e veshkes se te birit.Syte i ndriçuan plot marrezi dhe doli si e shperfytyruar ne rruge , duke harruar te vishte dhe pallton .Frynte nje ere e akullt, por asaj aq i bente , ajo vraponte e vraponte pa marre fryme.Arriti ne spital dhe me nje fryme shkoi drejt dhomes se te semurit.Aty pa te jemen e te semurit dhe i tha se ishte gati te dhuronte veshken e saj per te birin .Gruas perballe in ndriçuan syte plot gezim dhe sakaq lajmeruan doktorin.Pas disa analizave doli se Fatima qe donore e mundshme per te semurin.

Fatima u tregua e gatshme per t’ju nenshtuar operacionit ,dhe vuri si te vetmin kusht marrjen e pageses perballe noterit perpara operacionit.

Sa per ata te familjes , genjeu ata se do te shkonte per vizite tek disa te afermit e saj per disa ore.

Operacioni kaloi mire , vuajti goxha kur po i dilte narkoza dhe kishte mjaft dhimbje , por nuk u ankua fare dhe madje dukej mjaft e lumtur.Sipas doktorit duhet te rrinte ne spital dhe dy dite te tjera , por ajo nga darka , u largua fshehurazi nga spitali.Edhe aq majde dhe pati frike se mos zhdepej ne shtepi per vonesen.

Ne darke e morri te bijen ne dhome, e futi ne kraharorin e saj dhe ja shpupurisi floket plot hare.Pastaj pasi i beri shenje me dore te mos nxirrte asnje ze ,nxorri nga kraharori nje tufe me leke dhe ja zgjati te bijes.Ja mbylli gojen se bijes se shashtisur , duke i thene te mos e pyeste se nga i kishte gjetur leket, por te arratisej sa me shpejt te qe e mundur nga shtepia dhe se shpresonte se me keto leke mbase nuk do te shkonte dot tek ato shkollat qe donte aq shume te shkonte por se paku do ta kishte te mundur te largohej jashteshtetit dhe te fillonte nje jete te veten aty.Teksa fliste keshtu syte ju mbushen plot me lot , por njekohesisht qeshte plot gjalleri.

E bija u largua pas nje jave.Ne shtepi ra zia dhe e bija si e larguar nga shtepia u quajt si ” e vdekur” dhe e fshire nga defteri per familjen , si nje femije i keq, i pabindur dhe “faqja e zeze” qe kishte tronditur nje here e pergjithnje si nderin ashtu dhe “xhepin ” e familjes duke kundershtuar dhe fatin ” e arte” berlinas , qe i jati i kishte zgjedhur .

Fatima qante pa pushim , por sa here ishte vetem nje buzeqeshje e hidhur , sa edhe triumfante i pershkonte fytyren..Se paku , vogelushen e saj e kishte shpetuar , i kishte dhuruar nje jete tjeter.Mbase nuk do ta shihte ate me kurre , por se paku e dinte se vajza e saj e zgjuar do te behej e zonja e jetes se saj dhe vendimeve te saj, po aq sa dhe e endrrave te saj.

Keto po mendonte Fatima teksa po fshinte trotuarin perpara shtepise.

Qe pasdreke dhe gjindja flinte..I shoqi ende nuk kish ardhur..

Ishte mbase nje dite si gjite te tjerat , por ama shume me e mire se sa shume te tjera sepse Fatima e ndjente tashme prej kohesh se kishte triumfuar te pamunduren , se paku per shpresen e saj te vetme te mbetur ne jete, te bijen…

Kjo e beri dhe nje here te vinte buzen ne gaz dhe ti jepte nje vrull qe e shprehu duke i meshuar fsheses plot me force.Me pas , me po ate hov u fut brenda.

I duhej te shpejtonte , po vinte mbremja dhe kishte ende shume pune per te bere…

Eni Turkeshi

Fjalori i adoleshenteve te sotem

Larg atdheut, larg gjuhes. Kjo mund te ishte nje tjeter aksiome. E di qe shume nuk do pajtohen me te. E, megjithate, ka dicka te vertete ne te. Gjuha qe kemi marre me vete eshte gjuha qe eshte perdorur ne ate moment kohe qe ne jemi larguar. Por, gjuha ecen, evoluon dhe ben qe shume fjale te nderrojne kuptim. Sidomos tek brezat e rinj, adoleshentet. Dikur, kur ishim adoleshente, edhe ne kemi luajtur me gjuhen dhe e kemi transformuar ate duke lene aty gjurmet tona. Shpesh keto gjurme i ndeshim neper forume dhe blogje sibernetike. Por, cfare bejne adoleshentet e sotem me gjuhen? Hidhini nje sy fjalorthit te meposhtem dhe shikojeni vete. (Fjalorthi eshte marre dikur, diku ne nje te perditshme shqiptare)

1200-sh – spiun, person që nuk mban sekretin, i bindur ndaj më të mëdhenjve – Më përjashtuan nga shkolla sepse një 1200-sh i tha drejtorit për mua.
zogule – vajzë simpatike, e vogël – Do rritesh zogule, ku do shkosh nga ne do vish.
bush – njeri negativ – Po të jenë të gjithë si puna jote, bushra, ne duhet të vdesim.
lac – djalë që do të duket si i fortë – Ai është lac, fryhet kot së koti.
të zinjtë – policat – Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.
aerodrom – djalë pa, ose me pak flokë – Ia more dhe Rinasit, të është bërë koka pistë aerodromi.
drejtor i zyrës – drejtori i shkollës, zyrë sërish me kuptimin banjë – Jepi të fala drejtorit të zyrës dhe thuaji të na shuaj m. –të.
pompë – zemra – Ia dha pompa rock ‘n‘ roll sa e pa, e kupton.
elektrodë – cigare të holla – Kam nja ca elektroda se ato të tjerat s‘i duroj dot fare.
e zezë, kërp, bixh – hashash – Ishim në shpi, nisëm të zezën, u bë oxhak brenda s‘merrje dot frymë.
kuçedra – mësuese – Ajo kuçedra e letërsisë është njeri i mirë.
bordellacion – shkollë – Po shkoj pak në burdellacion, të marr librat e do iki.
borzilok – djalë pa personalitet, i urtë, peshkop – Këta borzilokët të rrinë në bankë të parë e të mos ia bëjnë gëk.
kthesa e Kamzës – vajza me këmbë jo të drejta – Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.
pantera – femrat e bëshme, seksi – Një panterë si kjo të kisha e s‘doja gjë tjetër.
e palosa – e bëra për vete, e përvetësova – Iku dhe ajo, e palosa, më pranoi përfundimisht.
Bazut – i zgjuar – E kapi që do t‘i fusja golin, ia bëftë Zoti hallall bazutit.
Dak – çun me norma – djalë i respektueshëm nga shoqëria – Ai është çun me norma, nuk e lë asnjëherë shoqërinë në baltë.
Bundra – vajzë e përdalë, prostitutë – Ajo duket që është bundër që nga mënyra se si sheh.
Levë – djalë i fuqishëm – Mos u merr me atë. Nuk e sheh që është levë.
Porcion njeriu – njeri trupvogël – Atje ku ka këmbët ka dhe kokën, porcion njeriu domethënë.
Trampolino – njeri mendjelehtë – Ai është trampolino, një herë është pro e një herë kundër.
Shtatë penxhere – burg – Kur të vizitosh shtatë penxheret atëherë flasim për jetën bashkë.
Universitet pa mungesa – burg – Nëse do të jesh rehat ik në universitetin pa mungesa të mësosh mirë.
Bombë, granatë – cigare e rëndë, puro – Më jep një bombë (granatë) se më kanë mbetur vetëm ca elektroda.
Hudhër – çëmçakëz – Më jep një hudhër se mbaj erë duhan.
Panatallona me ajërosje – pantallona me pjesë të rrjepura – I paske marrë me ajërosje të të ftohen pjesët.
TDF – kuptimi origjinal: të dua fort, të dashuroj fuqishëm, përdoret: të dhj… fenë – Ia DF atij kokrrës.
Hallat nga Amerika – periodat – Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.
Lëvizës – makinë – Kam ndërmend të marr një lëvizës, se me këmbë nuk behet fjalë të vij.
Rrugë boshe– masturbim – Na ra keq fati dje me panterën, prapë morëm rrugën boshe.
Parkingu i vjetër– rikthimi tek e ish e dashura – Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.
Mësimore – prostitutë – Ajo është e mirë, por për mësimore jo më shumë.
Kuti votimi – prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi
Tribale – femër moderne me tatuazhe – Mua më pëlqejnë tribalet, mbushur trupi me tatuazh.
Bërthamë e thyer– zyshat dhe vajzat e kaluara në moshë – Ajo mund të ketë qënë tribale dikur, por sot është bërthamë e thyer.

 

Marre nga Selfmade Radio

Edukim … ndoshta me pasoja

Oh, ne maje te fikut hipa
bum c’u rrezova
Oh, ne maje te fikut hipa
bum c’u rrezovaOh, erdhi gjyshja
m’foli hop
hop u cova
Oh, erdhi gjyshja
m’foli hop
hop u cova

Nuk jam cmendur! Dhe kjo perle nuk eshte e imja. Ky eshte teksti i nje kenge e kategorise turbofolk, per femije. Eshte nje tekst gjenial, qe perseritet monoton nja kater here. Njehere vjen gjyshja, njehere vjen mami, pastaj babi, dhe prape vjen gjyshja. Dhe djaloshi i kenges cdo here bie nga maja e fikut. Nje fabul shume domethenese. Djali perserit gjithmone te njejtin gabim, nga i njejti vend: maja e fikut. Konkluzioni: djaloshi ka probleme me memorien e gjate; nuk arrin te mesoje se po te hipesh ne maje te fikut, mund te biesh; tamamtamam – ke rene nja tre a kater here. Ndoshta memoria e gjate u shkurtua kur ai ra qe heren e pare nga maja e fikut dhe ngeli e demtuar per jete. Femija vjen ne qark. Por, pavaresisht nga kusuret e djalit dhe memories se tij, familja eshte gjithmone aty. Gjyshja ne shtepi. Mamaja ne shtepi. Babai ne shtepi. Dhe me turne dalin dhe i shkojne femijes prane sa here qe ky katapulton bungee jumping. Familjaret rrijne shume te qete. Nuk reagojne histerikisht. Nuk e gjuajne. Nuk e keshillojne. Thone vetem nje fjale: Hop. Te cilen djaloshi e ndjek verberisht. Dhe e gjithe kjo fabule e thjeshte e mbreselenese ndodh nen ritmim bum-bum, qe aq mjeshterisht i ngjan zhurmes bum, qe finalizon kontaktin e femijes me tokes, kur ky mbaron fluturimin nga maja e fikut. Kjo eshte nje kenge-krimb, qe futet ne vesh, kalon kufjte e tij membranor dhe perfundon drejt e ne qendrat e trurit qe te pafuqishme i dorezohen struktures se kenges; kenga gjen strofkullen e vet diku aty dhe paraziton pergjithmone.

Rezultati: nje femije rreth 4 vjecar, qe vertitet duke kenduar majen e fikut e duke kercyer pupthi e hopthi mbas cdo hopi e bumi.

Tragjedia: Ky femije eshte i joti!

Kenga me erdhi e fiksuar ne nje CD me kenge per femije. Nuk po diskutoj cilesine e CD dhe faktin qe ishte e kopjuar (mbase ne kompjuterin e punes). Po diskutoj thjesht perzgjedhjen e kengeve. Trendin e tyre.

Dikur, kendonim bubrrecin: moj bubrrec, moj bubrrec, ti gjith diten ec e ec. Ose kendonim, oplala per litari, mbahem fort si marinari. Ose: ja na erdhi viti i ri, sa jam i gezuar. Po sot?

Sot menyja eshte bere shume e larmishme, ashtu si edhe tranzicioni i gjate. Ne fillim bubrreci jo politik, pastaj macoku qe ngelet pa pune se femijet e kopshtit socialist jane pastertore, mezi eshte kontemporan postkomunist; maja e fikut dhe bum bum, dhe ne fund vetedije feminore nacionaliste: rreth e rreth perqark, globi rrotullohet, ja atdheu im, ja permes kaltersise, Shqiperia ime.

Shqiperia ime! Si t’ja sjellesh Shqiperine tende femijes tend qe ne kete Shqiperi eshte vetem nje vizitor kalimtar? Si t’ja mesosh shqipen e Shqiperise femijes tend qe flet, mendon dhe enderron ne nje vend me nje emer tjeter?

E gjetet: me muzike per femije. Por, ky lloj edukimi teksa te zgjidh problemin e gjuhes, te sjell probleme te tjera. Mund te jete me pasoja. Sepse ose e con femijen ne realitete qe nuk ekzistojne e ngjajne me absurde se kurre, ose i meson shijen e keqe te turbofolkut. Ne rastin me te keq, neser femija jot eshte publiku i Ciljetave te se ardhmes. Ose, ne rastin akoma me te keq, ne te vertete fare tragjik: femija e identifikon Shqiperine time me shijen e keqe dhe e shkund nga momenti i permendjes me nje levizje dore perpara syve, si per t’i thene bashkebiseduesit te tij: harroje!

Post note: Tani qe po e mendoj prape, ajo maja e fikut mos ishte ndonje metafore tranzicioni dhe une nuk e kuptova?

Marre nga Selfmade Radio

Ajo qe femijet duan

 … nuk eshte gjithmone ajo qe ne duam. Me keq akoma, ajo qe ata duan mund te jete dicka qe ne nuk e duam fare-fare. Po, fare-fare ama. Kjo eshte nje nga leksionet e para qe prindi merr nga femija.Se fundi i bleva tim biri eames plywood elephant. Nje loder-karrige ne formen e elefantit. Nje ekzemplar unik, krijuar me 1945 nga cifti Charles dhe Ray Eames, designer te famshem amerikane, dhe i zoteruar deri me sot vetem nga familja Eames dhe New York Museum of Modern Art. Dhe ja vjen viti 2007, dhe me rastin e 100 vjetorit te Charles Eames, riprodhohen 1000 cope te elefantit me te kerkuar ne bote. Sigurisht, une si nene me pretendime te larta shijore; dua qe ime bir te edukohet me ndjenjen e se bukures, me ndjenjen e vleres; me ndjenjen e vleres se pavdekshme. Keshtu qe cdo loder, cdo liber, cdo rrobe e tij kalon nepermjet nje filtri te holle qe grafikisht perfaqesohet nga sy gjithe dyshim dhe rrudha kritike.Elefanti i Eames eshte jashtezakonisht estetik, i prodhuar me nje teknike teper te rafinuar nga nje cope e vetme druri, e punuar me nje perfeksion zviceran dhe shume funskionale: eshte loder dhe karrige. Perfekte. Zgjas doren dhe prek siperfaqen e lemuar te elefantit dhe i gezohem si femije. Jam shume e lumtur. Mbyll syte dhe zhytem ne enderra te lumtura. Shoh se si femija im ja jep elefantin femijes se tij. Ky, kur nje dite behet burre, ja jep me tutje femijes se tij. Ky po keshtu. Duke thene: ky eshte nje eames plywood elephant, nje nga te 1000 ekzemplaret qe datojne vitin 2007.

Obsesioni im per gjerat me vlere te pavdekshme eshte e kushtezuar nga historia e familjes sime. Nje familje ku tre brezat e tij te fundit i kane trasheguar njeri-tjetrit histori. Nje familje bashkelojtare e te gjitha ngjarjeve historike qe u luajten ne territorin shqiptar gjate gjithe shekullit te 20te. Nje familje ku cdo brez e ka filluar nga zeroja. Dhe pasi cdo brez arrinte te ndertonte e akumulonte vlera materiale te trashegueshme per brezin tjeter, ndodhej perpara nje katastrofe historike qe i linte perseri te shmaterializuar. Vetem me rrobat e trupit. Te djegur, te rindertuar; te djegur perseri, te kolektivizuar; te cvleftesuar dhe akoma te pakompensuar. Brezi im, pasi perseriti edhe njehere fatin e zeros; hodhi torben ne krah dhe mori rrugen per te plotesuar endrren e edukimit, te vetmen enderr akoma te enderrueshme dhe te realizueshme. Brezi im: 9 te rinj, 2 kontinente, 5 shtete.

Per mua, largimi kishte edhe nje qellim tjeter, nje qellim me final: te prishte trashegimine. Te fillonte me ne fund nje trashegimi te re. Trashegimine pa eshtra heronjsh qe iken e nuk njohen femijet e tyre, pa heronj qe nderohen si baballare nga mijera anonimate por nuk u bene baballare per femijet e tyre; pa lule obligatore ne varreza, pa kenge perkujtimore. Te fillonte nje trashegimi modeste, fare-fare modeste, nga ato qe nuk i perflet njeri pervecse brezave qe bejne familjen. Nje trashegimi, ku brezat e sigurojne vazhdimesine nepermjet kodeve banale materiale. Nje trashegimi qe te kujton syndykun e gjyshes qe hapet dhe te ofron nje molle, apo nje centro te bere me grep, dikur, nga gjyshja kur ajo ishte akoma e re dhe e bente per t’ja shtuar pajes se nuserise. Ose, nje elefant te Eames. Nje trashegemi me brezat qe adhurojne qetesine e paraardhesve, deshiren e tyre per te shijuar gjerat e vogla e te bukura te jetes. Jeten!

Nga meditimi me nxjerr nje tingull i tmerrshem. Duhet ta quaj melodi, por nuk mundem. Nje tingull nga ato qe te bejne veshet me dhimbje. Nje tingull zhurme. Tingulli del nga nje cope e shemtuar plastike qe quhet valixhe-kenge, loder per femije, nga ato per konsum masiv. Shume e lire dhe shume pavlere. Nje nga ato lodrat kaq te shemtuara sa qe nuk te vjen as ne enderr. Ose kur te vjen, fillon dhe kerkon t’i gjesh ndonje lloj simbolike.

Kete loder ma beri peshqesh nje mikeshe e imja. Shume e mire. E kishte paketuar per pale shtate qejfe, ja dha ne dore tim biri ndersa me leshonte nje shikim me nenkuptime dhe nenqeshje. Horror! – ishte fjala qe me shpetoi nga goja kur e pashe te cpaketuar. E dashur, – me tha, – kete thashe edhe une kur ma sollen per vajzen. Kjo loder ta ben jeten ferr dhe veshin shoshe. Dhe une frustrimin tim po ta kaloj ty, si nje stafete. E gezofsh!

Nuk e di perse, por kam krijuar bindjen se afeksioni mbas mesatares eshte i lindur! Afeksioni pas te bukures i kultivuar. Kultivimi i afeksionit per te bukuren duhet te jete nje nga ato aktivitete qe kerkojne energji shume te madhe, sepse eshte kunder natyres, kunder rrymes. Vrapoj mbas tim biri dhe i lutem ta leri kete loder e te luaj me elefantin.

Shiko, – i them – po t’i hedhesh nje rrip ne qafe e ke si kotele.
Me vone, – ma kthen duke imituar tingullin zhurme.
Shiko, – i them – mund te ulesh tek elefanti dhe te marresh rrugen per vende te panjohura.
Me vone, – ma kthen ai.
Shiko, – i them – elefantin mund ta cosh tek kopshti zoologjik dhe atje luani te gjithe bashke.
Me vone, mami, – ma kthen duke bere nje levizje padurimi me dore si per te me thene, mos ma nderpri kengen.

Me vone! Per here te pare ma tha para 3 muajsh. Nderkohe veshet me jane bere shoshe. Ndersa djali vazhdon ta shtyje ceshtjen e trashegimise me vone, une shikoj me deshperim elefantin ne duart e mia. E ledhatoj, i kenaqem ndjesise qe druri i cilesise se larte le ne pellemben e dores time dhe ndihem e deshtuar ne edukimin tim te vlerave te pavdekshme. Por, te pakten, elefanti eshte i imi. Sot.

Shenim: Mikesha ime eshte prape shtatezane. Aha! Jeta eshte e bukur! Hakmarrja e embel!

Botuar fillimisht te Selfmade Radio

Pipi corapegjata

oh Pippi langstrumpf
tirarirara
oh Pippi langstrumpf
tirarirara… kendon 4 vjecari, im bir, teksa shkojme per te takuar analistin F. (ketu e tutje po e quaj A.F.) dhe vajzen e tij Lena, po 4 vjecare. E kemi lene tek kafe Piazza, sepse atje ka pak gjelberim; peme palmash, nje shatrivan qe kryesisht funksionon dhe ca stola ku mund te ulesh e te thithesh pak ajer te paster. Une sapo jam kthyer nga nje arratisje dyditore ne qytetin K. Porositim kafete per te rriturit dhe lengun e molles per femijet. Une filloj te zbras frustrimin tim.

I shpjegoj se sa te veshtire e gjej te edukoj femijen tim ne qytetin tim. Parqet e lodrave jane te rralla. Per te vajtur tek parku prane presidences duhet nje ore. Por, edhe aty investimi eshte minimal. I tregoj per parkun tek liqeni ku vargu i makinave nuk pushon dhe nuk mund ta lesh femijen nje minute larg vetes sepse ke frike nga makinat. I tregoj per sheshin para pallatit te prinderve, i mbushur plot e perplot me makina; makinat e prinderve te femijeve qe luajne kukamfshehti midis rrotave te makinave dhe gazrave qe nxjerrin ato. I shpjegoj qe ky qytet i madh qe te gjitheve ju pelqen ta quajne metropol eshte nje burg i madh per femijen, sepse nuk i jep mundesine te zhvilloje kuriozitetin e tij. Nuk i jep mundesine te zhvilloje fantazine e tij. Nuk i jep mundesine te kete hapesiren e tij te ndryshme nga ajo e prindit. Kalamajte qe luajne ne sheshin para pallatit te prinderve te mij argetohen duke gjuajtur shashka, duke gjuajur guret e vetem te gjendshem, duke shtyre e rrahur njeri-tjetrin; ose duke u mburrur me te mirat materiale qe kane akumuluar prinderit e tyre.

I shpjegoj se burgu me i madh eshte shtepia ku femijen e dikton fjala mos: mos e prek ate, mos e prek kete; po mos se prishet, po mos se thyhet; po mos se pritesh. I shpjegoj se si im bir eshte ne nje konfuzitet te plote: jeta qe i duhet te jetoje ketu eshte e kunderta e asaj qe ka jetuar atje ku ka lindur, se im bir ketu ka humbur cdo lloj lirie qe ka gezuar deri para disa ditesh.

A.F. me degjon me vemendje dhe tund koken. Po, Self, me thote, ta kuptoj problemin. Ky eshte edhe problemi im. Ne i ofrojme femijes vetem modelin e mos-it, e prandaj ja presim femijes kuriozitetin dhe fantazine qe heret, e bejme pasiv, dembel, nje kopje te vetevetes sone; nje te vogel te rritur.

Femijet ne tavoline kane mbaruar lengun e molles. Im bir kerkon vemendjen e Lenes dhe fillon te kendoje kengen e Pippit, me vetem gjysmat e fjaleve. Lena e veshtron me sy admirues. Im bir ngre zerin nje ton me lart.

Cfare po kendon?, pyet A.F.
Pipi corapegjaten, ja kthej une.

Figure interesante Pipi, flet mendueshem A. F. Ndoshta modeli i ri qe duhet t’i japim femijes sone. Sepse, ky vend do te shpetoje kur te shpetojme femijet, thote me bindje. Ne, te rriturit, nuk e shpetojme dot me.

Jon dhe Lena kane lene karriget dhe po luajne me njeri-tjetrin. Jon ka gjithe vemendjen e Lenes. Lena i dhuron atij gjithe admirimin e saj te mundshem. Per mua eshte e qarte, tani fillon loja midis te dyve. Im bir luan udheheqesin camarrok. Ben klounin, perplas kembet, leshon tone te pakuptimshme. Lena gajaset. Une dhe A.F. ju gezohemi.

Me kupton, vazhdon A.F., duhet t’u japim femijeve nje model te ndryshem nga ne. Thone, qe ne se do te kuptosh suksesin e shoqerise Suedeze duhet te lexosh Pipin. Nderkohe, ne ketu Pipin nuk e njohim fare, ose shume pak. Ne njohim kafshet qe jua bejme femijeve te keqija, ne kemi gogolin per te trembur femijet, dhe kur femija nuk na bindet nga gjithe keto marifete qe kemi shpikur atehere luhet druri. Kurse Pipi eshte nje femije qe jeton vete, pa nene e pa baba. Hajde e thuaja njerezve kete. Pipi nuk ka model, ajo e gjen rrugen vete. Ajo eshte anarkia vete, por edhe e dhimbshme, e arsyeshme, bile edhe shume e mencur, me e mencur se te rriturit.

Femijet kane zbuluar shatrivanin dhe kane filluar ti vijne atij perreth me vrap. Joni i pari, Lena nga pas. Miku im ngrihet shpejt nga tavolina, i afrohet se bijes dhe i thote:

Lena, po jo keshtu xhani i babit se do biesh e do vritesh. Lena, qesh, i iken nga duart dhe vazhdon garen. O Joni, i flet miku im tim biri, nje cik me me ngadale se do bini ne uje. Im bir nuk degjon me fare dhe vazhdon te vrapoje.

Miku im ka lene kafene per gjysem dhe perpiqet me cdo menyre te binde te bijen ta leri lojen. Me ve ne siklet sikleti i tij dhe i afrohem tim biri, e kap dhe e mbaj mes kraheve te mi. Filloj t’i shpjegoj se miku A.F. ndjehet jo mire nga kjo loje. I lutem te gjejne nje loder tjeter. Mire, mami, thote ai. Merr Lenen per dore dhe fillojne eksplorimin e terrenit. Miku im kthehet ne tavoline me syte nga femijet. Thith kafene. Muhabetin e ka harruar. Filloj edhe une te ndjek femijet me sy. Ata i afrohen nje burimi me uje. Por ai eshte paksa lart dhe ata nuk e arrijne dot. Im bir vjen me vrap dhe kerkon ndihme. Une i shkoj pas, e ngre dhe ai fut duar ne uje e kenaqet duke luajtur.

A.F. na ka ndjekur. Lena i kerkon atij te beje te njejten gje si edhe une. A.F. fillon te gjeje mos pas mosi per t’ja hequr deshiren e lojes. Lena kembengul. A.F. dorezohet duke thene, s’e marr vesh c’e ka gjetur sot. Une skuqem dhe i hedh nje sy tim biri. Ai me buzeqesh dhe me shikon me sy capkene. Une mundohem ta qetesoj A.F. duke e rikthyer tek biseda qe kemi hapur.

Pipi, filloj une… dhe nuk vazhdoj me tutje sepse miku im ka marre papritur vendimin per te ikur ne shtepi se bashku me vajzen. Po ikim, ne, thote ai. Po e coj ta nderroj se eshte lagur e do ftohet. Une ngre supet dhe them, ok, mirupafshim. Im bir shikon i habitur Lenen qe po iken e mberthyer midis kraheve te A.F.

C’do bejme? – e pyes. Shkojme tek shatrivani mami, atje eshte me kollaj ta kapesh ujin. Niset me vrap, arrin tek shatrivani dhe fillon te perkulet perpara me doren ne drejtim te ujit. Nga tavolina aty afer degjohet nje thirrje histerike gruaje. RAAAAAaaaa! Une shoh gruan dhe kuptoj qe e ka me tim bir. Njerzit ne tavolinen e saj fillojne ta qetesojne. Une kthehem nga im bir dhe i shpjegoj qe e ka shume me te lehte dhe te parrezikshme lojen ne se shtrihet barkas pertoke. Ai ben pa nje pa dy ate qe i them. Arrin ujin kollajshem me dore dhe fillon perplas doren ne uje duke formuar miliona cikla. Njerezit ne tavolinen mbrapa nesh diskutojne budallallikun e aktit, mendjelehtesine time, rrobat pis te tim biri. Une buzeqesh dhe shijoj keto momente te vetme lirie te tim biri. Ai, i lumtur ne lojen e vet, fillon te kendoje:

oh Pippi langstrumpf
tirarirara
oh Pippi langstrumpf
tirarirara

Botuar fillimisht tek Selfmade Radio

Mesim gjeografie live

Ne nje nga stacionet televizive shqiptare. Emision femijesh. Drejtuesja, me nje buzeqeshje, ju drejtohet femijeve ne studio:Si ja kaluat me pushime te dashur femije?
Miiiiiiirrrrrrrrrr, – pergjigjet korri i femijeve.
Me siguri do jeni kenaqur e do keni vizituar vende te bukura, – vazhdon drejtuesja gati retorikisht.
Poooooooo! – pergjigjet pritshem korri.Drejtuesja me mikrofonin ne dore ju afrohet femijeve.

Ku ishe ti, xhan? – i drejtohet nje djali.
Ne Itali, teta, tek xhaxhai.
Shume bukur. Po, ti, mi xhan? – mikrofoni i drejtohet nje vajze simpatike.
Ne Turqi, me mamin, babin dhe motren.
Mrekulli, – reagon drejtuesja, buzeqeshja e palevizur ne fytyre.
Po, ti, te keqen teta, ku ishe? Me siguri, edhe ti ne ndonje vend shume te bukur.
Po, teta, une isha ne Maqedoni, ne liqenin e Ohrit, – pergjigjet rreth 7-8 vjecarja, e lumtur qe mikrofoni i eshte drejtuar edhe asaj.
Jo, xhan i tetes, ti ishe ne liqenin e Pogradecit.
Jo, teta, ne liqenin e Ohrit, – kembengul vajza.
Quhet liqeni i Pogradecit, – pergjigjet prere drejtuesja, buzeqeshja paksa me e vogel.
Po, jo, moj teta, se mua ma tregoi babai ne harte dhe ishte shkruar Liqeni i Ohrit.

Teksa degjoj kembenguljen e vogelushes dyshoj se midis saj dhe te atit te saj, diku ne breg te liqenit; nga ana matane Pogradecit ku jane duke bere pushimet, duhet te jete zhvilluar nje dialog si i meposhtmi:

Babi, pse i thone Liqeni i Ohrit keta njerezit ketij liqenit ketu? Ky eshte liqeni i Pogradecit.
Jo te keqen babi, ky liqen e ka emrin Liqeni i Ohrit.
Po, jo, more babi, liqeni i Pogradecit.
Shiko ketu, te keqen babi, – thote babai dhe drejton nje harte gjeografike se bijes ku shkruhet Liqeni i Ohrit.
Po, mbase e kane shkruar gabim ketu ne kete harten emrin e liqenit, babi.
Shikojme nje harte tjeter, po deshe.
Po, pse i themi atehere liqeni i Pogradecit?
Po, sepse eshte ne ane te Pogradecit, e i ka ngelur keshtu. Po, emrin zyrtar e ka liqeni i Ohrit.

Kete leksion vajza po ja perserit zonjes drejtuese te emisioni.

Teta, une e lexova me syte e mi ne harte, ishte shkruar Liqeni i Ohrit.
Drejtuesja nuk qesh me dhe nuk e fsheh fare nervozitetin. I kthehet vogelushes qe eshte gati duke qare me nje ze te eger:
Eshte liqeni i Pogradecit dhe pike. Babai yt nuk e di mire.

Kamera largohet nga fytyra e drejtueses, por edhe e vogelushes dhe perqendrohet tek skenografia. Nderkohe, dikush, mbase regjizori duhet t’i kete bere ndonje shenje drejtueses. Kamera kthehet tek drejtuesja, e cila vesh shpejt e shpejt nje buzeqeshje dhe me shume mundim kerkon te ktheje rrjedhen e emisionit per nga qellimi i tij. I cili ishte … cili ishte?

Botuar fillimisht tek Selfmade Radio

Per Pipin corapegjaten

Në mbyllje të 2005-sës, vit të cilin, në petkun e gazetarit, e kam ndjekur hap pas hapi me shkrime, kryesisht mbi jetën dhe zhvillimet politike, ndjeva një si ndjenjë veljeje dhe refuzimi për tu marrë me politikën dhe personazhet e saj në shkrimin e fundvitit. Pse duhet edhe në këto atmosfere festive të merrem me politikën që në tërësinë e vet nuk ka bërë tjetër veça na ka ndotur jetën plot me imoralitet dhe injorancë dhe, në një farë kuptimi, na ka prishur edhe festat?
Por, nga ana tjetër, “sëmundja prefesionale” tashmë nuk na le të ikim krejt nga politika. Nuk na le edhe ajo dëshira gjithnjë e më e pangopur për të ndryshuar shoqërinë e për të shpresuar ditë më të mira. Tek e fundit çdo gjë që themi e bëjmë publikisht është politikë.
Dhe në këto mëdyshje ja ku më duket se e gjeta, teksa po shfletoja e kërkoja libra për vajzën time të vogël gjysëm shqiptare dhe gjysëm italiane, një temë/personazh me të cilin do t’i bashkoj të dyja në këtë shkrim të fundvitit 2005: edhe ikjen në këto ditë feste nga personazhet e politikës sonë edhe ndejtjen në politikë, me pasionin për më shumë vërtetësi, liri dhe emancipim shoqëror.
Personazhi është Pipi Çorapegjata. Tema është sa për të vegjëlit aq edhe për të rriturit, madje më shumë për këta të fundit: është një përpjekje për të gjetur se çfarë duhet të bëjmë për të transformuar shoqërinë tonë që duket se riprodhon pareshtur një kulturë represive, të dhunës, konfliktit, shtypjes dhe nënshtrimit. Dhe një nga përgjigjet (në fakt të shumta) nuk mund të mos jetë sjellja ndërmend e thirrjes së William Reich-ut: “të shëpëtojmë fëmijët!”, sepse të mëdhenjtë janë pa shpresë, tashmë, ajme. Por si mund të ndryshojnë fëmijët kur ata modelohen sipas kërkesave dhe kulturës së të mëdhenjva? Kjo është çështja. Megjithatë edhe shoqëritë më konservatore kanë ndryshuar në kontakt me qytetërime të tjera. Madje janë pikërisht këto kontakte që kanë sjellë ndryshime në të gjithë botën.
E pra edhe unë në këtë prag të vitit të ri mendova të sjell në vëmendjen e fëmijëve dhe të rriturve shqiptarë, si një dëshirë dhe urim, një personazh që pak ose aspak e njohin dhe aq më pak e kanë si model. Është Pipi Çorapegjata, personazhi i librit më të famshën suedez për fëmijë, i botuar 60 vjet më parë.
Pipi është aq e famshme sa ka studiues që thonë se është e kotë të studiosh libra për të kuptuar sekretin e “modelit suedez” apo të financosh ekspertë që do të na jepnin formulat magjike për të na shpjeguar se pse në këtë vend jetojnë më mirë se kudo tjetër në botë, pa varfëri dhe pa konflikte. Jo, thonë ata, për të kuptuar Suedinë duhet të marrësh rrugën e të shkosh në Vimmerby, në pyjet jashtë Stokolmit ku do të gjesh me mijëra fëmijë në parkun e Pipit, që është plot me shtëpi të shtrembëra druri. Është një spektakël i vërtetë. Vajza me parruke të kuqe si të Pipit, (një pjesë nuk kanë nevojë se i kanë nga natyrë flokët ashtu), gjysëm të zhveshura në mes të të ftohtit dhe me faqe të kuqe flakë, me këpucë shumë të mëdha me rrobat të lëshuara; djem të vegjël që ndihmojnë njëri tjetrin për t’u hipur kuajve prej kartoni dy metra të lartë, apo që, nëpërmjet disa shkallëve të rrezikshme ngjiten mbi çatitë e shtëpive prej druri dhe rrijnë kaluar mbi to.
Duke përfytyruar këtë pamje nuk mund të mos kthehesh e të mendosh fëmijët tanë në parqe tona, (parqe u thënshin sepse janë ngritur më shumë për të rriturit pranë ndonjë kafe restoranti) ku tek rrëshqitësja dhe kolovajzja sheh gjithnjë një të rritur që mban fëmijën që i thotë kujdes, mos u bë pis, mos vritesh, mos, mos. Mendoni se sa prindër shqiptarë do ta linin një fëmijë të kalëronte mbi çatinë e një shtëpije pa e ndjekur me vrap duke i bërtitur që të zbresë shpejt dhe pa i kursyer edhe shpullat bythëve po nuk u bind.
Edhe italianët që kërkojnë emancipimin nga kultura e tyre tradiconale e bëjnë këtë krahasim me Pipin. Ankohen se fatkeqësisht ata kanë Pinokion nëpërmjet të cilit u mësohet fëmijëve që në moshën tre vjeç se nëse nuk shkojnë në shkollë do tu bëhen veshët si të gomarit, se po thanë gënjeshtra do tu rritet hunda, se nëse sillen keq do tu ndodhin gjëra të tmerrshme, por ama gjithnjë për fajin e tyre. Dhe se duhet të pendohen për fajet, të jenë fëmijë të mirë, të sjellshëm të dëgjueshëm me të mëdhenjtë kur ata i qortojnë. Shkurt model i një kulturë represive të ndëshkimit dhe nënshtrimit. Kurse ne shqiptarët kemi një dynja më tepër gogolë për tu kallur fëmijëve frikën e ndëshkimit, që e bëjnë kulturën tonë tejet më represive. Ne edhe kafshët ua bëjmë armiqësore duke u thënë: të ha qeni, të ha ujku, të ha ariu. Jo rrallë edhe të zinjtë e evgjitët i përdorim për t’i frikësuar. Dhe kur nuk na mjaftojnë këto kemi edhe “drurin që ka dalë nga xheneti”. (E pastaj kërkojmë të shpjegojmë racizmin tonë apo britmat histerike për rivendosjen e dënimit me vdekje).
Kurse suedezët, pra, kanë Pipi Çorapegjatën. Që jeton vetëm, që nuk ka as mama dhe as baba, dhe më mirë kështu sepse nuk ka asnjë që t’i thotë se duhet të shkojë në shtrat herët, pikërisht atëhere kur sapo ka filluar të dëfrehet; që ha shtrirë mbi tryezë me pjatën në karrike dhe askush nuk i shpjegon se duhet të rrijë drejt; që fle mbrapsh me këmbët në jastëk sepse kështu i pëlqen; që nuk ka as prindër, as mësues, asnjë të rritur përreth, as edhe një koqe edukatori, as ndonjë kryetar që ta drejtojë.
Pipi jeton e vetme në një shtëpi prej druri që qëndron në këmbë si për mrekulli. Po ta shohësh nga jashtë duket si shtëpi e braksisur por jo, brenda jeton Pipi nëntë vjeçare bashkë me një kalë dhe një majmun, zotin Nelson: po po mu brenda në shtëpi jetojnë edhe kali edhe majmuni. Gatuan vetë, vishet vetë me një çorape të verdhë dhe një jeshile, me këpucët shumë të mëdhaja, sepse asnjë nuk i thotë se kjo është “shumë”. Pipi që është e lirë, e vetmjaftueshme, e pavarur, e fortë, plotësisht autonome, bujare, e mënçur me atë mëçurinë e mrekullueshme dhe absurde që kanë fëmijët përpara se të rriturit tu shpjegojë se e kanë gabim, se kjo nuk bëhet kështu, se rregulli është ndryshe. Pipi që është aq e fortë sa mund demat, gjarpinjtë, hajdutët, policinë dhe fantazmat në çati. Në fakt gogolët dhe fantazmat i mund duke i bindur, ajo flet me to. Pipi që është e bukur me syzet dhe hundën si patate dhe gërshetat përpjetë. Pipi që është e lumtur.
Kanë shkruar me qindra ese për Pipin: e kanë cilësuar modeli suedez i rebelimit, i feminizmit, pacifistja, aventurierja, antiautoritarja. Disa organizata prindërish dhe disa edukatorë edhe e kanë dënuar. Në libër është edhe personazhi i një nëne që nuk do që e bija e saj, Annika, vajza e miredukuar e asaj kohe, të rrijë me Pipin sepse Pipi është shoqe e keqe. Edhe sot në Suedi kur duan të thonë je bërë i mërzitshëm të thonë “Mos u bë Annika.” Duket se me revolucionin e 68-tës Pipi nga minorancë u bë mazhorancë. Kurse vendet konservatrore dhe diktaturat e kanë cenzuruar librin me Pipin, si anarkist, revolucionar, (edhe komunist e kanë cilësuar diktaturat e djathta).
Por ndërkaq Pipi mrekullon fëmijët dhe tremb të rriturit. “jam një gjëragjetëse thotë Pipi. Bota është plot me gjëra që presin të gjinden.” Pa frikë, me fatin që ndihmon gjithnjë guximtarët, me gëzimin e të pafajshmëve, Pipi gjen gjëra e i dhuron dhe kështu, tek e fundit, nuk është kurrë e vetme: është gjithnjë plot me ato që ka gjetur dhe ka dhuruar.
Dhe pastaj njerëzit pyesin: si ka mundësi që në Suedi parlamenti ka 50 përqind gra? Si ka mundësi që kanë 18 muaj pushim kur lindin një fëmijë? Si ka mundësi që gratë punojnë më shumë sesa burrat dhe nuk e njohin papunësinë dhe çojnë përpara ekonominë? Si ka mundësi që ato i gjen jashtë natën në drejtim të ndërmarrjeve edhe kur është terr i frikshëm? Si shpjegohet që nëse policia gjen në Suedi një klient me një prostitutë çon në burg klientin? A i dedikohet kjo vetëm Pipit? Sigurisht që jo. Ka njëqind arsye si ligjet e mira, edhe shteti social i përsosur, por të kesh një model të tillë, si Pipi, me të cilin rritesh pa dyshim që edhe kjo ndihmon.
Sikur të rrisnim edhe ne ca më shumë fëmijë si Pipi Çorapegjata ndoshta një ditë do të shpëtonim nga ata që, sikurse u angazhova në kryre të artikullit, nuk dua tua përmend emrin dhe bëmat në këtë shkrim të fundvitit festiv. (Korrieri, 30 dhjetor 2005)

Marre nga Perpjekja

Te shpetojme femijet

Nuk ka prind shqiptar që duke përjetuar katrahurën që po ndodh në Shqipëri të mos ketë thënë me zë të ulët apo me zë të lartë shprehjen “të paktën të shpëtojmë fëmijët”. Për shumicën kjo shprehje ka kuptimin e krijimit të mundësisë për t’i nxjerrë fëmijët jashtë shtetit. Një pjesë jo e vogël, ku bën pjesë thuajse tërësisht elita, jo vetëm e gjakon, por edhe e ka realizuar këtë thirrje dëshirore. Ndërkaq jashtë shtetit gjen shumë të rritur shqiptarë që, ndonëse të mërzitur pasi nuk e kanë gjetur veten, të thonë: “s’kemi ç’u bëjmë fëmijëve, se mund të ishim kthyer.”
Por “të shpëtojmë fëmijët” ka edhe një kuptim tjetër, më të thellë, por jo pa lidhje me atë të thjeshtën thënie të shqiptarëve tanë post socialistë. Ajo është një thënie e psikoanalistit të famshëm William Reich, i cili, duke i quajtur tashmë të pashpresë të rriturit, hedh thirrjen se duhet përqendruar vëmendja tek fëmijët. Reich nuk e ka fjalën për nxjerrjen e fëmijëve jashtë një vendi ku mungon uji, dritat, drejtësia, meritorkacia e me rradhë tërë çka përbën nevojat materiale e shpirtërore si ato që ne nuk i kemi. Jo, ai e ka fjalën për nxjerrjen e fëmijëve jashtë kulturës e mendësisë së të rriturve. E ka fjalën, pra, për ndryshimin e mendësisë së fëmijëve nëpërmjet ndryshimt të kulturës së fëmijëve, çka do të thotë nëpërmjet ndryshimit të edukimit të tyre.
Ky shpëtim do të vinte kur të rriturit, të ndërgjegjësuar për atë çka janë bërë, për shkak të edukimit të prindërve të tyre, do të ndryshonin mënyrë trajtimi e edukimi të fëmijëve. Nuk është e lehtë një punë e tillë pasi në psikologjinë e prindërve, siç shkruan edhe Kafka në një letër drejtuar së motrës kur kjo u bë nënë, dominojnë natyrshëm dy tendenca thellësisht egoistike: ajo që fëmijët të bëhen realizuesit e arritjeve më të mira të prindërve, dhe ajo që fëmijët të realizojnë ato që prindërit nuk kanë mundur t’i realizojnë. Né të dy rastet kemi të bëjmë me një projektim të vetes së dashur të prindërve tek fëmijët e tyre të dashur dhe rezultati nuk është tjetër veçse një përsëritje në mos më e keqe e modelit të prindërve.
Po t’u shtojmë këtyre edhe atë që e di mirë kush ka rritur fëmijë, prirjen e natyrshme të fëmijëve për të imituar më të rriturit, kryesisht prindërit, mund të shpjegojmë pse shoqëritë kudo riprodhojnë aq shumë të njëtën kulturë e të njëjtët njerëz. Në vendin tonë kësaj prirjeje universale duhet t’i shtojmë edhe disa tipare lokale që e bëjnë edhe më konservatore shoqërinë tonë prandaj edhe më ulëritëse klithmën e Reichut për të shpëtuar fëmijët nga të rriturit. Nëse do të kërkojmë një nga tiparet më të shëmtuara të kulturës sonë lokale përsa i përket edukimit të fëmijëve them se më e shëmtuara gjë është ajo që përmblidhet në thënien që të rriturit tanë e përsërisin shpesh “më mirë mut se i vogël”. Éshtë një thënie që, thellë thellë, shpreh një kulturë sjelljeje ndaj fëmijëve. Atë të dhunimit të personalitetit të fëmijëve, të injorimit, të moskuptimit se ata, që në moshë të vogël, janë të ndjeshëm e kuptojnë shumë më tepër nga ç’u duket të rriturve. Është kultura që shoqërohet me imponim edhe me forcën e dajakut të mendimeve të rriturve e të kërkesave të tyre, e përdorimit të gënjeshtrës për t’i “gabuar”, e trembjes me lloj lloj gogolësh të improvizuar, apo me jevgj, me plaka e me qenër. Është një kulturë që e gjen të shpërndarë rëndom në krejt shoqërinë tonë. Por nuk është vetëm kaq. Ajo çka ne u mësojmë përditë fëmijëve me këtë kulturën tonë është sjellja ndaj tjetrit, kur ky është “i madh” dhe kur ky është “i vogël”. U mësojmë që të madhit tu lëpihen. Kurse ndaj tjetrit, kur ky është i varfër, i dobët, fatkeq, u mësojmë sjelljen e arrogantit e të dhunshmit, e lehtësisë së padrejtësisë ndaj tij – sikur ky të mos jetë i barabartë me të tjerët në dinjitet e të drejta, por sikur të jetë poshtë këmbëve të tyre, – çka herë herë arrin deri në kërkesën që ky të mos ekzistojë. Të gjitha këto i shkrova duke patur parasysh një ngjarje që ka ndodhur së fundi. E kam fjalën për ngjarjen e të dy binjakëve të sëmurë me Sida që u supermediatizua disa ditë më parë për shkak të kërkesës të prindërve të fëmijëve të tjerë që kërkonin largimin e dy fëmijëve nga shkolla e që, në thelb, ishte kërkesë që ata të mos ekzistonin.Ishte e paparë paturpësia e prindërve të tjerë që, pa gjetur as mënyra diskrete, arritën të shprehin hapur kërkesën e padrejtë për largimin nga shkolla të dy binjakëve. Edhe mediatizimi i kërkesës së tyre i kaloi kufijtë e arrogancës ndaj dy binjakëve të vegjël. Pyetja që lindte natyrshëm, duke parë lajmet e duke lexuar shtypin, ishte: si ka mundësi që nuk u vu kush nën petkun e atyre fëmijëve kur ka trajtuar këtë problem. Trauma që kanë pësuar ata e që me siguri vazhdojnë ta përjetojnë, – mjaft të mendosh se kjo ishte mënyra se si ata mësuan nga të rriturit për sëmundjen e rëndë që kanë – është një gjë që do të mbetet e pashlyer në psiqikën e tyre, që me siguri u ka ndryshuar jetën dhe marrëdhëniet e tyre me njerëzit. Përpara tyre është hapur një botë e mbushur me njerëz të liq dhe kjo nuk mund tu mbjellë veçse urrejtje e ndjenja negative në shpirt. Sepse ajo që ra në sy ishte mungesa e empatisë, mungesa e ndjenjës së solidaritetit ndaj atij që është në fatkeqësi, mungesa e asaj që quhet pieta që është poezia e zemrës së njeriut. Ndonëse në përgjithësi institucionet mbajtën një qëndrim të drejtë përsa i përket kërkesë për përjashtimin e tyre nga shkolla nuk mund të mos binte në sy se i vetmi argument që mbizotëroi në të gjithë debatin ishte ai se nuk kishte asnjë rrezik pasi Sida nuk mund të ngjitej me ato lloj kontaktesh që kanë fëmijët prandaj prindërit nuk kishin pse shqetësoheshim. Ishte e habitëshme se sa mirëkupëtim gjenin nëpër media ata prindër për kërkesën e tyre, se sa kujdes bëhej që ata të qetësoheshin, e se sa pak merak kishte, nga ana tjetër, për traumën që po u shkaktohej dy binjakëve të sëmurë. Sigurisht sikur të bëhej fjalë për një rrezik të vërtetë shqetësimi i prindërve do të ishte i justifikuar, por përsëri, duke patur parasysh se shkakatarët e këtij rreziku ishin dy fëmijë të vegjël, krejtësisht të pafajshëm, qëndrimi duhet të ishte shumë më njerëzor. Përkudrazi ajo që binte në sy ishte ngulmimi i prindërve për të mos e kuptuar mosrrezikun. Meraku për t’i shpëtuar fëmijët e tyre nga çdo rrezik që mund t’u vijë nga tjetri shkelte me çizme mbi çdo ndjenjë njerëzore për tjetrin. Edukimi që dhanë ata fëmijëve të tyre ishte lënia e fatkeqit në mëshirën të fatit. Nga informatat që kam nëna fatkeqe që e ka marrë sëmundjen pa pasur asnjë faj, ndaj së cilës mjekësia jonë është shumë përgjegjëse, sot jeton thuajse e izoluar jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga mjaft familjarë. Ky rasti ishte emblematik për të treguar se sa poshtë janë ato vlera që e bëjnë një shoqëri të meritojë të quhet e tillë e që fatkeqësisht nuk po u transmetohen as fëmijëve, përkundrazi. Duke ndjekur atë nuk mund të mos mendosh se shprehja “të shpëtojmë fëmijët”, me idenë e nxjerrjes së tyre nga e keqja e këtij vendi, nuk është gjë tjetër veçse rimarrje e një kulture të vjetër që nuk premton se mund t’i shpëtojë vërtet fëmijët – jo vetëm ata që mbesin këtu me “sida”, por do të thoja edhe ata që ikin. Sepse fëmijët që janë rritur nga prindër si ata që kërkuan me aq paturpësi largimin e binjakëve nga shkolla, të cilët me siguri nesër nuk do të lënë gur pa luajtur për t’i “shpëtuar” edhe nga Shqipëria fëmijët e tyre, do të mund të shpëtojnë vërtet jo duke kaluar kufijtë e Shqipërisë, por ato të kulturës së prindërve të tyre. (Korrieri, 30 tetor 2007)

 

Marre nga Perpjekja

Miza-miza

Nese ka nje simbol unifikimi ne metropolin e vetem te Shqiperise, perndryshe shume heterogjen, ky do te duhej te ishte televizori. Simboli qe na bashkon edhe atehere kur jemi te ndare. Pjesetari i vetem i familjes shqiptare qe arrin t’i bashkoje anetaret e familjes rreth vetes. Autoriteti i vetem i shoqerise shqiptare qe e respektojne te gjithe. Feja e vetme se ciles i falen te gjithe, pavaresisht nga preferencat personale fetare.Televizori eshte edhe i vetmi stimulus akoma ne gjendje te inicioje ndonje ndjenje tek njerezit, te cilet veshtiresite e jetes se perditshme; rafinimi i artit te te mbijetuarit, i ka bere te pandjeshem bile edhe ndaj vetevetes. Qeshin. Renkojne. Lengeshtohen. Bertasin te lumtur. Bertasin te nervozuar. Shajne. Qeshin prape.

Zgjohesh ne mengjes, veprimi i pare eshte hapja e televizorit. Miremengjes, te thote nje spikere. Miremengjes, ta kthen spikerja tjeter. Shkon ben kafen. Nje sy te kafja e nje sy tek televizori. Fillon rrufitjen e kafese; nje sy tek televizori, nje sy tek femija qe ngrihet nga gjumi. Pergatit femijen per ne shkolle, nje sy gjithmone tek televizori. Flet me bashkeshortin dhe nje sy e ke tek moderuesi me sy te qeshur e ndjelles i televizorit. Ha buke, televizori gjithmone aty. Takon njerez ne rruge i pyet, nese e pane ate programin X ne televizor. Fillon e diskuton me pasion. Perserit te qeshurat, renkimet; lengeshtimin, bertitjen; sharjen dhe te qeshuren prape ne te njejtin moment si edhe dje. Dhe e rindjen se je akoma gjalle.

Televizori te zgjidh shume probleme. P.sh., edukimin e femijeve. Ne vend te vrasesh mendjen se cfare mund te besh sot me femijen tend, ne vend te harxhosh kohen duke i blere apo lexuar nje liber; ne vend te luash me te ndonje loje kreative per trurin dhe shpirtin, ne vend te shkosh me te diku ne ajer te paster me peme e zogj e lodra; i ble femijes nje televizor, ja fut edhe ne dhomen e tij dhe ke gjithe kohen e mundshme per te pare e jetuar me televizorin e dhomes se pritjes.

Per femijet e cdo moshe, televizori eshte i vetmi burg i lire: mund ta shohin nga mengjesi ne darke, pa kufij; pa mose, pa censure. Te burgosur ne pamjet maratone shpesh te padeshifrueshme te televizorit syte e tyre jane vetem me miza. Po keshtu edhe truri. Do te duhej ndoshta nje fshirese xhamash makinash per morine e mizave te syve. Po, ato te trurit me cfare mund te pastrohen valle?

Cfare? Nuk i lejojne te shohe televizor? – pyet me nje fytyre te shperfytyruar nga irritimi kusherira T. ku kemi shkuar te bejme vizitat e nderit. I hedh nje sy tim biri, e sheh sikur te ishte gjynahqari me i madh i botes dhe, ne vend t’i drejtohet telefonit per t’u ankuar ne qendren e femijeve te keqtrajtuar, e zgjidh situaten vete duke ja vene televizorin e dhomes se pritjes atij ne dispozicion. Duke sakrifikuar keshtu te rriturit e tjere, bashkepjesetare ne kete minitragjedi. Syte jane drejtuar te gjitha drejt meje. Presin nje sqarim.

Kollitem per te pastruar pak sikletin dhe me nje fije zeri shpjegoj qe femija i keqtrajtuar, im bir, eshte akomajo katervjec. Mjaftojne 10 minuta televizor ne jave. Me program te pershtatshem per moshen e tij. Si, psh, perrallat e urithit te vogel.

10 minuta ne jave? – gati ulerin T. – Keta nuk jane ne vete. Me fal, po ty per cfare te kemi cuar jashte, per te luajtur nga fiqiri? Po, lihet femija pa televizor? Ja, shikoje; gjithe keto programe, jane vetem per femije. Kanal per femije ky. Pse, c’kujtoni ju te jashtmit, se ne nuk dime?

E shoh kanalin per femije qe jep ca filma me kartona ku ca qenie qe nuk e marr vesh nga c’fantazi e percartur kane dale, jane te ngarkuar me arme te madhesive nga me te ndryshme; e qellojne nga cdo lloj pozicioni i mundshem, pa pushim. Nuk ju mbarohet asnjehere municioni. Ata me te bardhe duhet te jene te miret, te zinjte te keqinjte. Sigurisht, kjo eshte shume edukative. Sepse: e mira duhet gjithmone te triumfoje. Edhe pse kjo e mira e ketij filmi, po ashtu si edhe e keqja: vetem vret.

Per hir te se vertetes, mua jashte shtetit nuk me ka cuar fare kusherira. Bile as prinderit. Ika vete, me konsens te prinderve; per te luajtur me fiqirin, per ta rigjeneruar e edukuar ate. Por, gjendja mentale e fiqirit tim eshte ne keto momente nje madhesi e definueshme vetem nga farefisi. Bile, edhe edukimi i femijes tim eshte bere kompetence farefisi. Sepse: cdo gje kthehet ne farefis. Ligj termodinamike.

Largohem per ne qytetin K. per dy dite dhe kam vetem nje porosi per prinderit dhe farefisin: jo djalin para televizorit. Jo miza-miza. Mos ki merak, ma kthen me gojen plot farefisi, ne krye prinderit. Dhe une nisem me mendjen e qete.

Prinderit kane dixhital. E kush nuk ka. E, per te komanduar nje televizor me dixhital do pak mjeshteri. Ne fillim ndez televizorin me telekomanden e televizorit. Pastaj, merr telekomanden e dixhitalit dhe fillon kerkon 1001 mizat.

Kur kthehem nga qyteti K. gjej tim bir me dy telekomandat ne dore, komandat absolut i te dyja nendeteseve qe zhyten kaq lehtesisht ne thellesite e lendes misterioze gri. Me qesh dhe me mburrje me tregon: shiko mami, dhe tak-tak, nga miza ne mize. Mua nuk me ngelet vecse te ulem e pafuqishme ne divanin komunist.

Nuk flas, nuk degjoj, shikoj miza-miza. Prinderit miza-miza. Im bir miza-miza. Dhe enderroj ate fshiresen e xhamave qe m’i pastron mizat si me magji ne fantazite e mia. Por, fshirese nuk ka. Dhe une rri ulur ne divanin e vjeter komunist. Duke numeruar oret qe me kane ngelur deri ne takimin me analistin A.F dhe vajzen e tij kater vjecare Lena, neser, tek kafe Piazza ku ka disa peme palme dhe nje shatrivan.

Botuar fillimisht tek Selfmade Radio