The Glass Castle – Jeannette Walls




The Glass Castle is a very simple book to read. The author is Jeannette Walls. I hadn’t heard about this book or the author until last week when I was hanging out with a group of friends. The book is the memoir of this girl from the time she was little until she is a grown up. She tells the story from her viewpoint. Jeannette narrates about her life in the Walls family. The author describes her life and her family’s, their experiences, their hardships that each of them encounters, and how each of them deals with it. Her parents try to teach their kids to be very independent and find their way through life, even when life is very tough for the little ones; these kids have to survive on their own.

The parents are both very smart and dumb at the same time; especially in the way they rear the children. Their personal addiction comes before the children. As a result of their compulsion, the kids are the ones that suffer the most. These kids suffer. Kids needs are overlooked because parents always come up with new excuses. Her parents seem to find a new way out to escape from the responsibility that they have towards their own chidlren. The parent’s excuses will change their entire lives, some for good and some for bad.

One thing that I notice when I read this book that the family tries to stay together even when things are not going well. The children try to help one another and be there to go through the mess that the parents have created.

I recommend the book because it gives a different perspective, especially when related to family and children. The beautiful thing about this book is that it tells the reader that no matter how hard life can be, one still can manage to succeed and make something good out of it. One should not just focus on life’s miseries and dissapointments, but should put those bad memories behind the shoulders and focus on the future and trying to have a better one than the one our parents didn’t create or make for us.

picture taken from: http://images.google.com/images?hl=en&q=the+glass+castle&um=1&ie=UTF-8&sa=N&tab=wi

Belle

Spiderman flet shqip

Nuk e di nese une kam qene e pavemendshme. Por nuk me kujtohet te kem pare apo te me kete rene ndonje comics ne dore, ne shqip, gjate femijerise apo rinise. Komiku i pare qe kam shijuar ka qene “Calvin and Hobes”. Me goditi si rrufe. Dhe u dashurova pa mase. Dashuri qe e zoteroj edhe sot e kesaj dite ne formen e serise se plote te “Calvin and Hobes”, ne anglisht dhe gjermanisht. Dashuria ime e dyte quhet “Zürich by Mike”, nje komik qe sjell jeten e perditshme te Zürich-ut. Jane te pakten 10 volume te mrekullueshme. Pastaj doli filmi “Spiderman”. Nuk e kam pare dhe nuk e di nese do ta shoh, sepse nuk ben pjese ne tematikat qe me interesojne. Por, nje dite te bukur, me pyeten ne se do kisha deshire te provoja te perktheja “Spidermanin” ne shqip.

Keshtu, vajta ne nje librari te specializuar te komikeve ne Zurich, bleva versionin anglisht dhe gjermanisht te tij, dhe ju futa punes. Aspak e lehte. Une u perpoqa t’i pershtatesha sa me mire slangut te perdorur nga personazhet, por gjuha ime, teper e edukuar e letrare, jeta ime larg bulevardeve, thashethemeve dhe shesheve te lodrave, e nxoren perkthimin pa jete. Te pakten, keshtu duket perkthimi im i krahasuar me ate te bere nga shtepia botuese e Prishtines “Rrota”. E lexuat tamam. Shtepia botuese “Rrota” ka perkthyer Spidermanin. Dhe jo vetem kaq. “Rrota” ka botuar gjithe serine e “Spidermanit”. Edhe te “Alain Ford”. Edhe te “X-man”. Fati e deshi qe keto libra te me binin ne dore dhe te me cudisnin jo vetem me vitalitetin e perkthimit, por edhe me cilesine e larte te botimit.

Nga eksperienca ime me botimet ne shqip me rezulton se cilesia e letres se perdorur per librat, cilesia e shtypjes, e dezinjit, e faqosjes jane permirsuar ne menyre te konsiderueshme. Tani, nuk te vjen me turp te lexosh ne tram nje roman shqiptar. Por, probleme me cilesine paraqiten ne librat apo revistat e ilustruara. Jane te nje cilesie te dobet. Teksa degjova per komiket e “Rrotes” dyshova qe ishte nje projekt qe do te deshtonte sepse komiket jetojne nga ilustrimet. Por, u habita qe “Rrota” nuk kishte bere fare kompromise mbi cilesine e ilustrimeve. Nje pune gati perfekte. Te vena njera perkrah tjetres, “Spidermani” shqiptar nuk dallon nga ai gjerman apo anglez. Nuk e di se cfare suksesi komercial ka pasur “Rrota” me nje projekt te tille. Une si lexuese u kenaqa dhe i admirova per guximin dhe cilesine.

Botuar fillimisht tek Selfmade Radio

Libra per femije

Ne se kerkon ne Tirane libra per femije nuk e ke te veshtire per t’i gjetur: Jane ne cdo librari dhe me dhjetra. Por pasi i merr ne dore dhe i hedh nje sy te shpejte reagimi i pare eshte mbledhja e buzeve. Leter e papershtatshme, tejet e holle qe nje femije i moshes njevjecare e kthen ne nje top letre pa asnje problem. Cilesi botimi shume e dobet: figura te paqarta, germa qe notojne, estetika ne minimum. Fabula shpeshhere te paqarta dhe te papershtatshme per moshen. Gabime te panumerta ortografike. Kopime te keqija te librave te huaja per femije. Pershtypja e kaosit qe te lene vete librarite, ku me dhjeteramijera libra jane ngjeshur e ndrydhur njera mbi tjetren rremujshme e pa sistem, shoqeron edhe vete librat, sidomos ato per femije. E megjithate, nese germon mire e mire per ore te tera neper librari mund te gjesh edhe ar. Ja nje perzgjedhje e disa prej librave per femije me te mire, qe do te duhet te ishin ne cdo biblioteke femijesh te moshave nga 6 muajshe deri 10 vjec.

Ciu Ciu kerkon mamin

Nje liber i perkthyer dhe i pershtatur per mrekulli ne shqip. I bere me leter te trashe dhe rezistente ndaj ujit libri eshte shume i pershtashem per moshat fare te vogla. Libri ka nje fabul te thjeshte: zogu ciu ciu kerkon mamane e tij. Kjo fabul jepet ne formen e nje poezie te vogel, ku vargjet rimojne si muzike. Jo vetem kaq, por fabula paraqitet me vizatime jashtezakonisht te bukura dhe plot ngjyra te gjalla te Tony Wolf qe nuk e lene femijen, por as edhe prindin, indiferent. Libri ka ne qoshe nje buton te vockel, nga shtypja e te cilit del tingulli i cicerimes se zogut. Jo vetem liber por edhe nje loder.

Po ne te njejten stil, eshte edhe libri “Tedi dhe telefoni i tij”. Sic e thote edhe vete titulli, arushi Tedi ka nje telefon, te cilin ai e perdor per te folur me prinderit, gjysherit dhe shoket ne prag te ditelindjes se tij. Historia tregohet perseri me rime, vizatimet jane perseri nga Tony Wolf dhe ne qoshe ka perseri nje buton nga shtypja e te cilit del tingulli i nje telefoni. Te dy librat, si Ciu-ciu ashtu edhe Tedi jane jashtezakonisht didaktike, luajne me ngjyrat, tingujt dhe materiale qe nxisin shqisat e bebeve, por jane edhe te bukur per nga fabula dhe muzika e vargjeve per femije te moshave deri ne 4 vjec. Shtepia botuese CDE informon ne faqen e fundit te librave se ka nxjerre nje seri te tille librash, por ne mundem te gjejme vetem keta te dy. Na eshte akoma e paqarte nese librat jane hedhur ne qarkullin por jane mbaruar apo do te hidhen se shpejti ne qarkullim.

Shtepia botuese Cabej nuk e ka lene pas CDE dhe ka ndermarre iniciativen e te botuarit te librave – Puzzle. Ashtu si edhe ne rastin e mesiperm, libri eshte interaktiv: jo vetem tregohet nje fabule, por vizatimet qe shoqerojne fabulen shperbehen dhe ribehen perseri. Shqipe e paster, vizatime eksplozive dhe estetike, material i pershtatshem per femije te moshave te vogla. Libri mund te perdoret si per bebe ashtu edhe per femije te moshave me te medha. Ne mundem te gjejme vetem Kesulekuqen dhe na eshte e paqarte ne se do vazhdohet me tej me kete projekt.

Libra informative-edukative

Shtepia botuese Ombra i eshte drejtuar me botimet e saj femijeve paksa me te rritur, nga 3 deri ne 10 vjec. Librat e saj jane te perqendruar rreth nje teme te caktuar, psh Pema, Planeti yne, dhe ne menyre shume didaktike jep nje informacion te plote, te thithshem per lexuesin e vogel. Shpesh informacionet qe jepen nuk jane interesante vetem per femijet por edhe per te rriturit. Librat jane bere me nje material shume te mire, jane shume terheqes, fusin konceptin e indeksit, gje qe e ben shfletimin e librit nje loder shume te thjeshte, gjuha eshte e paster dhe ilustrimet vizatimore estetike. Librat synojne jo vetem te japin informacione por edhe te edukojne lexuesin me ndjenjen e perkujdesjes per mjedisin ku jetojme, per natyren dhe njerezit. Shtepia botuese Ombra ka nje seri librash te tilla dhe ne pa asnje me dyshje do ja rekomandonim ato cdo familjeje me femije.

Te gjitha librat e perzgjedhura i kane te gjitha kualitetet per t’u krahasuar me botimet me te mira boterore. Te bukura, te thjeshta, terheqese, interaktive te gjithe keto libra, dhe ato qe shpresojme do t’i ndjekin nga pas, e kane potencialin per te krijuar traditen e librit qe nuk vdes nga koha, traditen e librit qe kalon nga nje brez tek tjetri, traditen e librit qe ngelet ne biblioteken e familjes dhe pret te lexohet edhe nga femijet e femijeve te sotem.

Botuar fillimisht tek Selfmade Radio