Gregori dhe une

Qe nje dite e gjate pune. E lodhshme. Pa te reja. Pa te veçanta. Shkurt monotone dhe e merzitshme. Nga ato ditet kur jo vetem qe nuk meson apo mer diçka te re, por jep shume fare nga vetja dhe energjia jote. Kjo me ben ta pres me symbyllur vajtjen ne shtepi. Te mos duroj dot sa te futem brenda, sa te mbyllem dhe te çliroj tere bezidite e grumbulluara gjate dites.

Mua me pelqen qendrimi ne shtepi. E dua shtepizen time. E dua ate boten e vogel, te krijuar nga vetvetja. Mund te duket pak si egocentrike, por ja qe keshtu e perceptoj. Me ne fund arrij. Ndjej nje ndjesi lehtesimi. Mire a keq, dhe kjo dite mbaroi, tani eshte koha per qetesim, per kthim ne boten time.

Plandosem mbi divan. E para gje qe bej sa here jam e lodhur. Mbyll syte fort sikur te dua te zhytem ne erresire sublime per disa momente. Kjo me jep pershtypjen e largimit nga shume gjera bezdisese. Çel syte perseri… Ndjej nje lloj lehtesimi inert qe me endet neper tru. Filloj te gjezdis syte neper dhome, ashtu kot, lirshem … pa menduar per asgje… Thjesht i kullos.

 

Dhe ja papritmas ndeshem me ate qe do t’me rrembeje qetesine, ngeshmerine dhe rehatllekun aq mundimshem krijuar. Qendron ne mur. Eshte i vogel fare. Por sa i hajthem, aq edhe i shpejte. Nje mini ndryshim i ajrit e ben ate te levize me nje shpejtesi te rrufeshme dhe jo me nje levizje e imja. Eshte dhe diplomat i madh. Po nuk levizi gje, as ai nuk leviz, rri si i ngordhur, si i padukshem aty ku eshte.Provoj te fik driten. E rindez pas pak kur ç’te shoh… ai ka mare tere ate udhe nderkohe.

Eh, – them me vete, – qerrata do te ma hedhesh mua ti?

 

Ne fakt kur e mendoj thelle, thelle e kuptoj se ai ma merr ne kthese. Eshte i shpejte sa vete dreqi, finok, i ndjeshem ne maksimum dhe rreshqet pa teklif kudo, nderkohe qe forca ime e gravitetit me shtrengon idhtas fort ne toke. Vendos ti afrohem dhe ta godas. Perpjekje qesharake kjo, duke i pasur parasysh vetite e tij.Atehere, ç’bej? Vendos ta injoroj. Te bej sikur nuk eshte, nuk egziston fare.

Jam e lodhur, – them, – me duhet te shtrihem. E çe pastaj se ai kaloi mu afer murit prane shtratit tim? Por nuk mundem, nuk ja arrij dot. Mendja me rri tek trupi i tij i zhdervjellet. Nuk me pelqejne gjerat qe rreshkasin dhe zhduken shpejt. Ka diçka mistrece ne to. Ka diçka siperfaqesore.Me ngjallin siklet.

 

E shoh se eshte e pamundur te mos mendoj per te. Por e shoh se dhe po me shterrojne fuqite. Ndaj vendos ta pranoj si fakt, si qenie dhe ta pervetesoj kete ide. Madje mundohem te familjarizohem me te, ta shoh si dike te njohur. E quaj Gregor… Po de Gregor, se qe i paftuar, i padeshiruar tek une. Sepse mbase me kujton shume te paftuar qe rreshkasin paturpshem, paskrupuj ne jeten time. Ashtu pa karar dhe pa lajmerime … serbes fare.

 

 

Gregor, more djale, – them, – sado i padeshiruar dhe i paftuar qe je … si mysafir qe je ne shtepine time, nuk po te zboj. Por me me duhet te te them diçka, dhe mbaje vath ne vesh, degjove? Kur te mos jem une ketu je i lejuar te merresh me çdo gje. POR… Nuk dua te shoh nje grimce tenden kur te jem ketu. Kjo eshte shtepia ime… ndaj lipsu ku te duash merr vesh… nuk me intereson fare se nga do katranosesh…

 

Nuk pipetin asgje, asgjekundi nuk ndjej levizje dhe ferfellima te neveritshme gjymtyresh reptile. Kuptoj. Ky maskara, po me luan te zgjuarin, te kapshmin. Ashtu, fshehurazi… Me terezi. Ashtu si tere tinzaret qe me kane rrethuar… me ngerdheshje te padegjueshme, duke me futur mua ne siklet per çapaçullleqet e veta. Terbohem…Vendos te luaj dhe une me armen e tij. Te luaj ate budallain e riperterire. Dhe e bej.

Se pari fik driten. Pres. Pothuajse nuk marr fryme, por e shtrengoj fort pantoflen ne dore. Dhe ja pas pak me behet sikur ndjej disa zvarritje te squllura mbi mur. Lekura me shnderrohet ne nje gardh puçkurrizash, por nuk bezaj fare. Jam kthyer e tera ne nje det perceptoresh. Ne nje oqean nervash te dallgezuara. Me ne fund e ndjej fare prane. Zhvendoset shkujdesshem, i sigurte qe nuk ka asgje qe po e ndjen.Dhe i kushton shume rende ky shkujdes! Sa perjetesia vete!

 

Nervat i kam ende te tendosura paq… Por mundem te buzeqesh. Madje te zgerdhihem. Mendoj me vete se perhere harrohet nje detaj, lihet gjithnje nje dere e hapur ndaj gabimeve, krijohet perehere nje lemsh kur thurren gjerat kot me kot. Mpleksen pameshirshem gjerat kur duket sikur krijohen me plane te urta, por vesvese. Ndaj eshte me mire te mos i besh keto, mendoj, te mos luash politikanin, te mos brumosesh kurthe, se paku jo kaq rendomshem. Me mire eshte te jesh trim dhe pakez budalla, pakez i paduruar them. Me e shendetshme me duket.

 

Ndjej batanijen te me rendoje kendshem mbi trup, te me trullose embelsisht drejt gjumit. Eshte nje nate e zeze sterre, pa asnje yll.Erresire sublime. Perfekte per tu perhumbur ne prehjen e shumepritur.

 

Eni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: