Nje dite si gjithe te tjerat…

shte nje dite si gjithe te tjerat…Pakez e vrenjtur por pa shi .
– Te pakten me mire keshtu se me ate diellin pensionist qe me lodh koken; – mendoi Fatima.
Kishte nje freski çliruese dhe nje ere bari jeshil e toke neper ajer.Pranvera dukej sikur donte te vinte por ende s’e kishte vendosur ne ishte gati per kete sipermarrje apo jo..
Keshtu mendonte Fatima te pakten , sepse kishte kohe qe moti dukej sikur luante ngriva shkriva dhe nuk po e merrte vesh se ç’behej…
Doli per te pastruar pakez trotuarin perpara shtepise se tyre..E kishte zakon ta bente kete gje , perdite madje dhe dy here ne dite edhe sepse i pelqente se e qetesonte por edhe sepse ne ate rrugice te asaj mehalle te vogel dhe te harruar nga qyteti vete , pastertia dhe mirembajtja e shtepise qe nje nga te paktat gjera qe grate mund te kontrollonin vete, kesisoj ishte e rendesishme per to…Pastaj kush rrinte e degjonte dhe qesendite e trillimet e mburrjet e komshijeve llafazane ,se kush e mbante me mire shtepine…
Sperkati mire trotuarin me uje dhe filloi te veshtronte ujin qe rridhte furishem sa andej kendej…Teksa shihte ate rreke te vogel te sapokrijuar ju kujtua lumi i vogel por ujekulluar i vendlindjes se saj.
Kishte lindur para 42 vitesh ne nje fshat te vogel ne juglindje, ne nje shtepi me 7 femije te tjere , ku perveç nenes dhe te jatit , kishte pasur dhe gjyshen e gjyshin dhe familjen e xhaxhait ..Nje familje e madhe mund te jape pershtypjen e nje vendi te hareshem , por te pakten per Fatimen nuk kishe qene e tille.Qe ne vogeli ishte detyruar ti nenshtrohej rregullave te ashpra te jeteses qe i kishte si dhurate e te lindurit femer.Nuk e kishin lene te shkonte ne shkolle pas fillores sado qe ajo kishte dashur shume te arsimohej duke i thene se pak nga pak po i afrohej koha e fejeses..Ne moshen 14 vjeçare e fejuan me djalin e xhaxhait , pa i dhene askurfare te drejte per te kundershtuar apo folur.
Familja e saj nuk ishte ne gjendje ndaj edhe pas marteses ajo vazhdoi te qendronte bashke me bashkeshortin dhe kusheririn e saj ne te njejten shtepi ku kish lindur.
Fatima nuk qe njeri qe ankohej , ndaj duket se fati “ja morri doren” durimit te saj dhe i dhuroi asaj 3 femije rrjesht vit pas viti secili me sakatlleqet dhe handikapet e tija .Te 3 femijet nuk i rezistuan shume kesaj bote dhe mbyllen syte shume shpejt pa vuajtur shume fatmiresisht.
Asokohe i shoqi kishte gjetur nje pune si punues bakri ne nje lagje te vogel ne Stamboll , ku do te qendronin prane nje te afermi te tyre.Fatima u gezua, se paku do te largohej nga shtepia ku jeta e saj kishte pasur nje nxirrje konstante .
Ishte vetem 18 vjeçe , por dukej si 40.Beli kishte filluar ti kerrusej , fytyren e kishte te nxirre dhe plot quka e rrudha te sapodala, trupi i kishte marre disa deformime nga lindjet e shpeshta, trajtimi i keq dhe stermundimet qe i beheshin.
Por Fatima nuk ankohej, ishte e kenaqur sepse do te shkonte ne Stamboll ne qytetin e madh , ne token qe shume vendas te tyre e pershkruanin si te arte per te gjitha mundesite e mira te jetes qe te premtonte.Ndjente shkelmat e femijes se saj ne bark dhe lumturohej kur mendonte se do te kishte mundesine ti dhuronte “asaj ” nje jete me te mire , nje jete me premtuese.Nuk e dinte ne ishte vajze apo djale , por asaj i thoshte zemra se do qe “vajze”…

Nje gje qe u vertetua , pas disa muajsh te ardhjes se tyre ne Stamboll.

Fatima u deshperua kur pa se dhe ne shtepine e saj te re , nuk kishte asnje ndryshim ne jeten e saj.Serish jetonin 15 veta ne nje shtepi te vjeter 2 kateshe dhe asgje nga e perditshmja e saj e perbere nga : druri i te shoqit , goditjet ne koke dhe mesymjet e te gjithe njerezve te tjere te shtepise ne te ashtuquajturen jeten e saj nuk ndryshoi..

Por kete here ajo kishte diçka te bukur , te shenjte , te delire , nje engjell prane vetes , te bijen Dilaren , nje vogelushe syzeze e e buze trendafil , me kica te vegjel te bardhe si bora..Ajo e kishte gjetur diellin e saj tashme , ndaj nuk kishte me ftohte..

E mbronte te bijen me fanatizem , ndaj te gjitheve .E bija ishte si te thuash pasqyrimi i tere shpresave, pritjeve , fantazive te saj me te mira per jeten ndaj ishte shume e rendesishme per te te ishte sa me e mbrojtur dhe e paprekur, e patrazuar.

– Sepse se paku ,endrrat jane te lira ne kete mynxyre jete dhe si te tilla duhet te jene te paprekura, te pabezdisura,- mendonte ajo me pathos.

Dilara u be nje vogelushe shume e lezetshme , bukuroshe dhe mendjekthjellet , nje nxenese e shkelqyer .. Nuk kishte krenari me te madhe per Fatimen , nuk kishte gaz me te madh per te , sesa te shihte te bijen , kete femije kaq te mire e te mbare , te plotesonte kaq mrekullisht te tera aspiratat e saj per jeten, te tera pritjet e saj , te tera shpresat e thyera aq pameshirshem nga te gjithe njerezit perreth.

Por nuk qe e thene , te vazhdonte shume gjate.I jati e hoqi Dilaren nga shkolla menjehere pas fillores , po ashtu si dikur kishte vepruar i jati i Fatimes me te ..Fatima ndjeu ti thyej e tere qenia ne copa , ndjeu nje deshire dhe force te papermbajtur per te helmuar dhe me pas djegur shtepine me gjithe njerezit ne te..Do ti djeg , keta minj , keta zvarranike ,- thoshte- nuk do jua lejoj kete kenaqesi…

Por Dilara doli me e forte dhe e zgjuar seç e priste e jema dhe me ndihmen e Fatimes vete filloi te mesonte fshehurazi dhe kesisoj mbaroi shkollen tetevjeçare dhe te mesme me ndihmen e shoqeve dhe mesuesve gjithashtu me korrespondence.Te pakten per kete gezohej qe kishin ardhur ne Stamboll , Fatima sepse ne fshatin e tyre as qe behej fjale per mundesi te tilla.

Nje dite te bukur degjoi Dilaren teksa fliste plot me perdellim per universitet e mrekullueshme angleze dhe te ardhmen e shkelqyer qe ato shkolla pregatisnin per nxenesit e tyre.Vetem se keto ishin vetem endrra sepse ishin shume te shtrenjta keto shkolla.

Fatimes i ishin rrembushur syte plot teksa kishte pare vrullin dhe gezimin e te bijes te ndalonte aq kobshem..Sa te dobet dhe te kote e kishte ndjere veten ato momente.

Dilara donte te behej doktoreshe ose psikologe mbase dhe shkrimtare.Donte ne nje fare menyre te kuronte shpirtin e vdekur dhe te fikur te te jemes dhe te vetin gjithashtu.

Por kembanat e rrezikut kishin filluar te binim shume me force madje per Dilaren.I ishte gjetur dhe asaj me ne fund kismeti , fort i mire madje , te pakten ashtu thoshte i jati.

Nje burre i ve , 45 vjeç , kishte dhe 3 femije , por ani sepse ishte shume i pasur dhe jetonte ne mes te Berlinit.Ku te gjente rast me te mire se ky e bija??

Fatima ndjeu ti dridheshin kellqet, ti erreshin syte dhe ti rrihte zemra sikur do ja shqyente kraharorin..Dilara e saj bukuroshe dhe eremire, e brishte dhe e zgjuar ,vogelushja e saj e embel 18 vjeçare ti shkonte symbyllur ketij plakushi robine me kembet e saja???

Kjo nuk qe e mundur , nuk do te ndodhte kjo gje.Po çfare mund te bente valle , çfare zgjidhje mund ti jepte ketij çasti te tmerrshem mes gjithe paforces dhe pamundesive te saj??

Si ne enderr ju kujtua nje thashethem qe endej prej ditesh neper lagje per femijen e nje burri fort te pasur , qe kishte vite qe lengonte ne makinen e dijalizes .I jati kishte premtuar nje shume te majmur per donorin e veshkes se te birit.Syte i ndriçuan plot marrezi dhe doli si e shperfytyruar ne rruge , duke harruar te vishte dhe pallton .Frynte nje ere e akullt, por asaj aq i bente , ajo vraponte e vraponte pa marre fryme.Arriti ne spital dhe me nje fryme shkoi drejt dhomes se te semurit.Aty pa te jemen e te semurit dhe i tha se ishte gati te dhuronte veshken e saj per te birin .Gruas perballe in ndriçuan syte plot gezim dhe sakaq lajmeruan doktorin.Pas disa analizave doli se Fatima qe donore e mundshme per te semurin.

Fatima u tregua e gatshme per t’ju nenshtuar operacionit ,dhe vuri si te vetmin kusht marrjen e pageses perballe noterit perpara operacionit.

Sa per ata te familjes , genjeu ata se do te shkonte per vizite tek disa te afermit e saj per disa ore.

Operacioni kaloi mire , vuajti goxha kur po i dilte narkoza dhe kishte mjaft dhimbje , por nuk u ankua fare dhe madje dukej mjaft e lumtur.Sipas doktorit duhet te rrinte ne spital dhe dy dite te tjera , por ajo nga darka , u largua fshehurazi nga spitali.Edhe aq majde dhe pati frike se mos zhdepej ne shtepi per vonesen.

Ne darke e morri te bijen ne dhome, e futi ne kraharorin e saj dhe ja shpupurisi floket plot hare.Pastaj pasi i beri shenje me dore te mos nxirrte asnje ze ,nxorri nga kraharori nje tufe me leke dhe ja zgjati te bijes.Ja mbylli gojen se bijes se shashtisur , duke i thene te mos e pyeste se nga i kishte gjetur leket, por te arratisej sa me shpejt te qe e mundur nga shtepia dhe se shpresonte se me keto leke mbase nuk do te shkonte dot tek ato shkollat qe donte aq shume te shkonte por se paku do ta kishte te mundur te largohej jashteshtetit dhe te fillonte nje jete te veten aty.Teksa fliste keshtu syte ju mbushen plot me lot , por njekohesisht qeshte plot gjalleri.

E bija u largua pas nje jave.Ne shtepi ra zia dhe e bija si e larguar nga shtepia u quajt si ” e vdekur” dhe e fshire nga defteri per familjen , si nje femije i keq, i pabindur dhe “faqja e zeze” qe kishte tronditur nje here e pergjithnje si nderin ashtu dhe “xhepin ” e familjes duke kundershtuar dhe fatin ” e arte” berlinas , qe i jati i kishte zgjedhur .

Fatima qante pa pushim , por sa here ishte vetem nje buzeqeshje e hidhur , sa edhe triumfante i pershkonte fytyren..Se paku , vogelushen e saj e kishte shpetuar , i kishte dhuruar nje jete tjeter.Mbase nuk do ta shihte ate me kurre , por se paku e dinte se vajza e saj e zgjuar do te behej e zonja e jetes se saj dhe vendimeve te saj, po aq sa dhe e endrrave te saj.

Keto po mendonte Fatima teksa po fshinte trotuarin perpara shtepise.

Qe pasdreke dhe gjindja flinte..I shoqi ende nuk kish ardhur..

Ishte mbase nje dite si gjite te tjerat , por ama shume me e mire se sa shume te tjera sepse Fatima e ndjente tashme prej kohesh se kishte triumfuar te pamunduren , se paku per shpresen e saj te vetme te mbetur ne jete, te bijen…

Kjo e beri dhe nje here te vinte buzen ne gaz dhe ti jepte nje vrull qe e shprehu duke i meshuar fsheses plot me force.Me pas , me po ate hov u fut brenda.

I duhej te shpejtonte , po vinte mbremja dhe kishte ende shume pune per te bere…

Eni Turkeshi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: