Pipi corapegjata

oh Pippi langstrumpf
tirarirara
oh Pippi langstrumpf
tirarirara… kendon 4 vjecari, im bir, teksa shkojme per te takuar analistin F. (ketu e tutje po e quaj A.F.) dhe vajzen e tij Lena, po 4 vjecare. E kemi lene tek kafe Piazza, sepse atje ka pak gjelberim; peme palmash, nje shatrivan qe kryesisht funksionon dhe ca stola ku mund te ulesh e te thithesh pak ajer te paster. Une sapo jam kthyer nga nje arratisje dyditore ne qytetin K. Porositim kafete per te rriturit dhe lengun e molles per femijet. Une filloj te zbras frustrimin tim.I shpjegoj se sa te veshtire e gjej te edukoj femijen tim ne qytetin tim. Parqet e lodrave jane te rralla. Per te vajtur tek parku prane presidences duhet nje ore. Por, edhe aty investimi eshte minimal. I tregoj per parkun tek liqeni ku vargu i makinave nuk pushon dhe nuk mund ta lesh femijen nje minute larg vetes sepse ke frike nga makinat. I tregoj per sheshin para pallatit te prinderve, i mbushur plot e perplot me makina; makinat e prinderve te femijeve qe luajne kukamfshehti midis rrotave te makinave dhe gazrave qe nxjerrin ato. I shpjegoj qe ky qytet i madh qe te gjitheve ju pelqen ta quajne metropol eshte nje burg i madh per femijen, sepse nuk i jep mundesine te zhvilloje kuriozitetin e tij. Nuk i jep mundesine te zhvilloje fantazine e tij. Nuk i jep mundesine te kete hapesiren e tij te ndryshme nga ajo e prindit. Kalamajte qe luajne ne sheshin para pallatit te prinderve te mij argetohen duke gjuajtur shashka, duke gjuajur guret e vetem te gjendshem, duke shtyre e rrahur njeri-tjetrin; ose duke u mburrur me te mirat materiale qe kane akumuluar prinderit e tyre.I shpjegoj se burgu me i madh eshte shtepia ku femijen e dikton fjala mos: mos e prek ate, mos e prek kete; po mos se prishet, po mos se thyhet; po mos se pritesh. I shpjegoj se si im bir eshte ne nje konfuzitet te plote: jeta qe i duhet te jetoje ketu eshte e kunderta e asaj qe ka jetuar atje ku ka lindur, se im bir ketu ka humbur cdo lloj lirie qe ka gezuar deri para disa ditesh.

A.F. me degjon me vemendje dhe tund koken. Po, Self, me thote, ta kuptoj problemin. Ky eshte edhe problemi im. Ne i ofrojme femijes vetem modelin e mos-it, e prandaj ja presim femijes kuriozitetin dhe fantazine qe heret, e bejme pasiv, dembel, nje kopje te vetevetes sone; nje te vogel te rritur.

Femijet ne tavoline kane mbaruar lengun e molles. Im bir kerkon vemendjen e Lenes dhe fillon te kendoje kengen e Pippit, me vetem gjysmat e fjaleve. Lena e veshtron me sy admirues. Im bir ngre zerin nje ton me lart.

Cfare po kendon?, pyet A.F.
Pipi corapegjaten, ja kthej une.

Figure interesante Pipi, flet mendueshem A. F. Ndoshta modeli i ri qe duhet t’i japim femijes sone. Sepse, ky vend do te shpetoje kur te shpetojme femijet, thote me bindje. Ne, te rriturit, nuk e shpetojme dot me.

Jon dhe Lena kane lene karriget dhe po luajne me njeri-tjetrin. Jon ka gjithe vemendjen e Lenes. Lena i dhuron atij gjithe admirimin e saj te mundshem. Per mua eshte e qarte, tani fillon loja midis te dyve. Im bir luan udheheqesin camarrok. Ben klounin, perplas kembet, leshon tone te pakuptimshme. Lena gajaset. Une dhe A.F. ju gezohemi.

Me kupton, vazhdon A.F., duhet t’u japim femijeve nje model te ndryshem nga ne. Thone, qe ne se do te kuptosh suksesin e shoqerise Suedeze duhet te lexosh Pipin. Nderkohe, ne ketu Pipin nuk e njohim fare, ose shume pak. Ne njohim kafshet qe jua bejme femijeve te keqija, ne kemi gogolin per te trembur femijet, dhe kur femija nuk na bindet nga gjithe keto marifete qe kemi shpikur atehere luhet druri. Kurse Pipi eshte nje femije qe jeton vete, pa nene e pa baba. Hajde e thuaja njerezve kete. Pipi nuk ka model, ajo e gjen rrugen vete. Ajo eshte anarkia vete, por edhe e dhimbshme, e arsyeshme, bile edhe shume e mencur, me e mencur se te rriturit.

Femijet kane zbuluar shatrivanin dhe kane filluar ti vijne atij perreth me vrap. Joni i pari, Lena nga pas. Miku im ngrihet shpejt nga tavolina, i afrohet se bijes dhe i thote:

Lena, po jo keshtu xhani i babit se do biesh e do vritesh. Lena, qesh, i iken nga duart dhe vazhdon garen. O Joni, i flet miku im tim biri, nje cik me me ngadale se do bini ne uje. Im bir nuk degjon me fare dhe vazhdon te vrapoje.

Miku im ka lene kafene per gjysem dhe perpiqet me cdo menyre te binde te bijen ta leri lojen. Me ve ne siklet sikleti i tij dhe i afrohem tim biri, e kap dhe e mbaj mes kraheve te mi. Filloj t’i shpjegoj se miku A.F. ndjehet jo mire nga kjo loje. I lutem te gjejne nje loder tjeter. Mire, mami, thote ai. Merr Lenen per dore dhe fillojne eksplorimin e terrenit. Miku im kthehet ne tavoline me syte nga femijet. Thith kafene. Muhabetin e ka harruar. Filloj edhe une te ndjek femijet me sy. Ata i afrohen nje burimi me uje. Por ai eshte paksa lart dhe ata nuk e arrijne dot. Im bir vjen me vrap dhe kerkon ndihme. Une i shkoj pas, e ngre dhe ai fut duar ne uje e kenaqet duke luajtur.

A.F. na ka ndjekur. Lena i kerkon atij te beje te njejten gje si edhe une. A.F. fillon te gjeje mos pas mosi per t’ja hequr deshiren e lojes. Lena kembengul. A.F. dorezohet duke thene, s’e marr vesh c’e ka gjetur sot. Une skuqem dhe i hedh nje sy tim biri. Ai me buzeqesh dhe me shikon me sy capkene. Une mundohem ta qetesoj A.F. duke e rikthyer tek biseda qe kemi hapur.

Pipi, filloj une… dhe nuk vazhdoj me tutje sepse miku im ka marre papritur vendimin per te ikur ne shtepi se bashku me vajzen. Po ikim, ne, thote ai. Po e coj ta nderroj se eshte lagur e do ftohet. Une ngre supet dhe them, ok, mirupafshim. Im bir shikon i habitur Lenen qe po iken e mberthyer midis kraheve te A.F.

C’do bejme? – e pyes. Shkojme tek shatrivani mami, atje eshte me kollaj ta kapesh ujin. Niset me vrap, arrin tek shatrivani dhe fillon te perkulet perpara me doren ne drejtim te ujit. Nga tavolina aty afer degjohet nje thirrje histerike gruaje. RAAAAAaaaa! Une shoh gruan dhe kuptoj qe e ka me tim bir. Njerzit ne tavolinen e saj fillojne ta qetesojne. Une kthehem nga im bir dhe i shpjegoj qe e ka shume me te lehte dhe te parrezikshme lojen ne se shtrihet barkas pertoke. Ai ben pa nje pa dy ate qe i them. Arrin ujin kollajshem me dore dhe fillon perplas doren ne uje duke formuar miliona cikla. Njerezit ne tavolinen mbrapa nesh diskutojne budallallikun e aktit, mendjelehtesine time, rrobat pis te tim biri. Une buzeqesh dhe shijoj keto momente te vetme lirie te tim biri. Ai, i lumtur ne lojen e vet, fillon te kendoje:

oh Pippi langstrumpf
tirarirara
oh Pippi langstrumpf
tirarirara

Selfmade Radio

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: