Mendime….

Sot gjithe diten kam ne mendje nje serenate korcare qe thote “Se vitet ikin tutje, ikin moj nje nga nje, se vajzat behen plaka, rinia moj nuk vjen me” . Cudi them me veten time, sot mbush plot 30 vjet dhe une kendoj kete kenge, ndoshta duhet te kerkoj ne repertorin e muzikes dicka me “lively” sepse ne fund te fundit nuk eshte se jam plakur prej verteti. Nuk dua te besoj qe jam plakur por dalengadale po kuptoj qe viten po ikin nje nga nje dhe une s’jam me ajo vajza e vogel qe deshironte te rritej aq shpejt dhe ti tregonte botes qe eshte e madhe me qellim qe te me merrnin seriozisht dhe te konsideronin si dike qe s’di te luaje vetem me kuklla. Ja tani, s’jam me ajo, jam nje person i rritur qe ka ikur nga familja prej nje kohe te gjate, ka udhetuar, ka studjuar, ka mesuar gjera te reja dhe interesante ne kete jete, di te perballoje jeten larg miqve dhe te dashurve te saj te zemres, e shume gjera te tjera qe nuk vlejne per tu permendur. Por, sesi me duket tani qe po hedh keto mendime ketu, sikur nuk dua te jem me e rritur, dua te jem dhe nje here femije. Jam e sigurte qe cdonjeri prej jush kur arrin nje moshe te caktuar fillon te mendoje pak a shume sic po mendoj dhe une tani, “bo u plaka dhe une, iku mosha, kaq e pata, etj me radhe si keto.

Ndoshta me dashje apo pa dashje po hyj dhe une ne radhen e njervze qe kane frike te plaken, edhe pse jam shume koshiente qe nuk eshte keshtu sepse jam shume e re, shume “vibrant” shume aktive ne shoqerine ku une jetoj, dhe mbi te gjitha mundohem ta jetoj jeten sido qe ajo te me vije.

Do filloj te ndryshoj qe tani duke i thene vetes qe “dukesh si gonxhe, je ne moshen me te bukur te rinise, ke shume vite te tjera per te jetuar dhe te mbushura me gezime dhe hidherime, dhe gjithe keto ekseperienca do te bejne me te forte ne shume drejtime.

E di njerez po filloj te kendoj kengen “Sot jam 30 vjec edhe jeta me therret”. Nuk mendoni qe eshte me e pershtatshme dhe me entuziaste se kenga qe me kishte zaptuar gjithe paraditen. Ne fund te fundit kjo eshte nje dite e re dhe une duhet ta jetoj ne maksimum.

Belle 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: